Analisti kërkon bashkëpunim më të thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Politika

Analisti kërkon bashkëpunim më të thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga: M.H. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Nga Prishtina javën që po lëmë pas, presidenti shqiptar Ilir Meta është shprehur ka dy rezerva për nismën Ballkani i Hapur, pjesë e të cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Meta deklaroi se ai shpalos një politikë përjashtuese si dhe përpiqet të rivalizojë procesin e Berlinit.

Ballkani i Hapur e parcelizon bashkëpunim vetëm në tre vende dhe duket sikur i jepet Serbisë kundrejt një sjellje më të balancuar në rajon. Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviç”, tha Meta.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj i cili u shpreh se tema për “Ballkanin e Hapur” vjen nga procesi i Berlinit e që është e pasur nga marrëveshja e 4 shtatorit të vitit 2020 e që për qëllim ka integrimin ekonomik.

Gjithashtu kjo ide u përshtat Serbisë dhe akterë kryesor u bë Vuçiq së bashku me kryeministrin Rama.

Image
Leon Duhanaj

Kur flasim për temën “Ballkani i Hapur”, duhet të kemi parasysh se ideja bazë si e tillë rrjedh nga procesi i Berlinit e që në njëfarë forme është pasuar edhe nga marrëveshja e 4 shtatorit të vitit 2020 në shtëpinë e bardhë, ku për qëllim kryesor ka qenë integrimi ekonomik, e përmes tij edhe politik i shteteve të bakllanit përdëndimor në shërbim të përafrimit dhe relaksimit të marrëdhënieve në shërbim të idesë së integrimit europian. Për mendimin tim, ketë ide e cila u nisë në Berlin dhe pastaj për të stagnuar në zbatim, e kapi kryeministri Rama dhe u mundua ta përvetësoi duke e shfrytëzuar pak për integrim e pak për një lloj përgjigje ndaj burokracisë së tepruar të BE-së. Duke qenë se kjo ide iu përshtat edhe Serbisë, akterë kyç u bë edhe Vuçiq”, thotë analisti.

Ai më tej shprehet se secili shtet veç e veç, duhet ta analizojë mirë situatën dhe mos ta refuzoj këtë mundësi duke u bazuar në politikë inatësh.

Tani vetë idea si e tillë, nëse shkon në bazë të standardeve të BE-së, mund dhe duhet të konsiderohet si fazë paraintegruese në BE dhe si e tillë nëse shërben në pajtimin e regjionit, me përspektive të qartë të integrimit kolektiv në BE. Në ketë konteks, mendoj që secili shtet veç e veç, duhet ta analizojë mirë situatën dhe mos ta refuzoj apriori duke u bazuar në politikë inatësh. Ajo çfarë duhet të bëhet është të përcaktohet kornizë e qartë, mbi bazën e së cilës mund të realizohet një integrim i tillë, si fazë finale para integrimit në BE. Deklaratat e Presidentit Meta, nuk besoj që janë edhe shumë të bazuara në analizë, sa në antagonizmat e tij karshi Kryeministrit Rama”, shprehet ai.

Në fund analisti thotë që shqiptarët gjithandej, në vend që të merren me akuza ndaj njëri-tjetrit, duhet të ulën dhe të krijojnë strategji, se si mund dhe duhemi si komb.

Të njëjtën mendoj e bën edhe kryeministri Kurti. Mendoj që ne nuk mund t'i ikim as i tegrimit e as tregut të hapur, pasi që tregu edhe me i madh na pret në kuader të BE-së. Prandaj arsyetimet si.. tregu i lirë na dëmton, nuk janë të qëndrueshme, sepse ne e dimë se BE ka treg edhe me të madh dhe se ky integrim është projekt nacional pa alternativë. Në ketë kontekst, mendoj se shqiptarët gjithandej, në vend që të merren me akuza ndaj njëri-tjetrit, duhet të ulën dhe të krijojnë strategji, se si mund dhe duhemi si komb, të përballemi me sfidat e globalizmit”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat