Duhanaj: Është koha e fundit që shqiptarët t`i lënë inatet dhe të ecin në rrugën e përbashkët

Politika

Duhanaj: Është koha e fundit që shqiptarët t`i lënë inatet dhe të ecin në rrugën e përbashkët

Nga: A.Z Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:43
Mbledhja e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka thënë se tha se marrëdhënia ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti është pak "e helmuar" nga politikat e Ramës në Ballkan.

“Zoti Rama vepron pak a shumë pa marrë parasysh qëndrimet e Kosovës, është i pavarur nga nevojat, dëshirat ose planet që ka politika kosovare, gjë që nuk është e mirë.

Është e vështirë të flasësh për unifikim dhe nga ana tjetër të futesh në iniciativa në mënyrë të pavarur pa marrë parasysh miratimin e partnerit kryesor siç e deklaron ti", tha ai.

Lidhur me këtë, analisti politik Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se me shkeuj shqiptarët kanë qenë të privuar për të qenë akter në krijimin e të kornizave për të ardhmen. Ai theksoi se Rama ka arritur të merr rol aktiv në zhvillime të ndryshme.

Image
Leon Duhanaj

 

“Shqiptarët, shekuj me radhë kanë qenë të privuar nga mundësia për të qenë akter në krijimin e kornizave për të ardhmen e tyre. Historia jonë ka qenë e ndikuar nga trysnia poshtëruese e pushtuesve të ndryshëm të cilët na robëruan shekuj me radhë. Për mendimin tim, me Kryeministrin Rama, për herë të parë kemi një lider shtetëror, i cili ka arritur të merr rol aktiv dhe udhëheqës në zhvillime të ndryshme, natyrisht bazuar edhe në fuqinë e realpolitikës. Jo rrallë, politikanë të ndryshëm shërbehen me termin "bashkim kombëtar" që për mendimin tim nuk është gjë më shumë se manipulim me ndjenjat e shqiptarëve. Madje Kryeministri Kurti ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij pikërisht mbi këtë postulat”, tha ai.

Tutje, ai ka potencuar se bashkim kombëtar do të thotë bashkim i të gjitha trojeve shqiptare, por sipas tij, në këto rrethana jo, sepse shqiptarët duhet të punojnë dhe të jenë akter vendimmarrës.

“Për ta trajtuar këtë çështje me kujdes, do të duhej përgjigjur pyetja; çfarë është dhe çfarë nënkupton "bashkimi kombëtar "? A është bashkim kombëtar, bashkimi i Shqipërisë me një Kosovë të cunguar e cila në këto rrethana do të mund t'i bashkohej Shqipërisë?! Për mendimin tim, bashkimi kombëtar, është term dhe nevojë me e gjerë. Bashkimi kombëtarë është bashkim i të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët. A është kjo e mundur? Natyrisht që në këto rrethana jo. Në ketë kontekst, shqiptarët duhet të punojnë dhe veprojnë që në kuadër të projekteve integruese të jenë akter vëndimmarrës. Kjo arrihet duke qenë bashkëpunues e assesi duke vuajtur nga gjelozia dhe duke luftuar njëri-tjetrin”, ka shtuar Duhanaj.

Më tej, Duhanaj tha se Rama i ka hapur dyert për bashkëpunim. Por, siç shprehet ai, shqiptarët nuk po i ofrojnë bashkëpunim. Prandaj, sipas tij, tani është koha që shqiptarët t’i lënë inatet dhe të ecin në një rrugë të përbashkët.

“Kryeministri Rama i ka hapur dyert e bashkëpunimit për secilin politikan kosovarë, edhe për z. Kurti madje pa ardhur në krye të Qeverisë. Por, ishte z. Kurti ai që si Kryeministër i vendit, zgjodhi rrugën e konfliktit e jo atë të bashkëpunimit. Nën synimin e sjelljes së tij, si "baba" i kombit pretendoi t'i bëhej opozita kryesore e z. Rama, duke shtrirë lëvizjen e tij politike edhe në Shqipëri me të njëjtën mënyrë përçarëse të qasjes siç e kishte bërë në Kosovë. Tani, duke parë se në krijimin e politikave përtej kombit, Kryeministri Rama është vërtetë i pakapshëm për Kurtin dhe të tjerët, në vend që t'i ofrohen për bashkëpunim, shqiptarët përzgjedhin ta luftojnë, madje edhe më shumë se vetë kryetarin e Serbisë, Vuçiq. Mendoj që është koha e fundit kur shqiptarët duhet t'i lënë inatet anash dhe të ecin në një rrugë të përbashkët e jo duke luftuar njëri-tjetrin nga xhelozia e sëmurë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat