Koalicioni i Përparim Ramës? Kë mund ta refuzojë në qeverisje

Politika

Koalicioni i Përparim Ramës? Kë mund ta refuzojë në qeverisje

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 1 dhjetor 2021 Në ora: 10:13
Përparim Rama

Prishtina është rikthyer sërish në qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kjo ia doli që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokalepër kryetar komune që u mbajtën në nëntor ta përmbysë rezultatin paraprak, dhe të fitojë kandidati i saj, arkitekti Përparim Rama.

Rama mori 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave, duke lënë mbrapa kandidatin e LVV-së, Arben Vitia, i cili mori 38,958 vota apo 48,93%.

Por, LDK-ja nuk e ka fituar shumicën e ulëseve nëKuvendine Komunës së Prishtinës, i cili ka numrin më të madh të ulëseve në Kosovë, 51 anëtarë, ndërsa kjo i ka fituar vetëm 14 ulëse, dhe për të siguruar shumicën i duhen 26 deputetë lokal.

VV-ja i ka 17 ulëse, të cilën Përparim Rama ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që të bashkëqeverisë me të apo me profesionistë që kjo parti mund t’ia ofrojë.

E treta radhitet PDK-ja me 9 ulëse, AAK-ja e katërta me 6, pasohet nga AKR me tri ulëse, ndërsa nga një ulëse e ka Lëvizja për Bashkim dhe NISMA. Ndërsa, PSD-ja që e kishte qeverinë e Prishtinës, kryetar të saj, Shpend Ahmetin, nuk e ka fituar asnjë ulëse, duke marrë goditje fatale si subjekt.

Nisur nga rezultati LDK-së, minimalisht i duhen votat e PDK-se dhe AKR-së, por ka pak gjasa që ta lë jashtë qeverisë AAK-në, pasi veçanërisht dy partitë parlamentare, besohet se e kanë mbështetur Përparim Ramën, dhe i kanë ndihmuar ta sigurojë fitoren.

Pa AAK-në, LDK-së i mjafton koalicioni me PDK-në dhe me AKR-në, eventualisht edhe me ndonjë parti të vetmuar në Kuvend, si NISMA-n apo Lëvizjen për Bashkim.

Lidhur me atë se me kë do të bëjë koalicion LDK-ja në Prishtinë, dhe si do të mund të duket qeveria e Përparim Ramës për Prishtinën, kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.

“AKR-ja e pamjaftueshme”

Image
Blerim Burjani

Juristi Blerim Burjani, beson se klasa politike e AAK-së dhe PDK-ja do të bëjnë koalicion pavarësisht se kush është në qeverisje, vetëm e vetëm për të fituar privilegje.

Sipas Burjanit, LDK-ja duhet të bëjë koalicion me PDK-në dhe AKR-në.

“Kjo mbetet çështje e LDK-së, por aty janë tradicionalisht partitë që kanë bashkëpunuar me LDK-në, edhe pse të gjithabashkëpunojnë. Për këto parti politike si AAK-ja, PDK-januk ka rëndësi kush është në pushtet, veç a i merr në koalicion se tentojnëveçanërisht vetëm me fitu privilegje dhe gjëra të tjera. Këto parti njihen si korruptive në komunë, as AKR-ja nuk është aq e dobishme. Pra, këtu nuk hynë vetëm VV-ja e cila është parti e re e pa reformuar fare, pa kuadro, por me apetite të mëdha për të udhëhequr. LDK-ja ndoshta do të ishte më pozitive të bëj koalicion me PDK-në dhe AKR-në”, thotë ai.

“LDK në koalicion me PDK-AAK?”

Image
Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti vlerëson se Rama e ka të pamundur për të qeverisur pa bërë koalicion, por që nuk ka shumë mundësi për të zgjedhur.

Ai shtoi se LVV-ja nuk do të jetë pjesë e këtij koalicioni, sipas tij, LDK-ja duhet të bëjë koalicion me PDK-në apo AAK-në.

“Mendoj se kryetari i ri i Prishtinës e ka të pamundur me qeverisë pa ndonjë koalicion, ku ja garanton shumicën e thjeshtë në Kuvendin komunal. Shumë akte nënligjore kërkojnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin komunal, por me numrat që përfaqësohet LDK-ja e ka të pumundur me i shtye këto politika përpara.

Në këtë aspekt, LDK-ja nuk ka shumë mundësi për të zgjedhur, pasi jam shumë i bindur që Lëvizja Vetëvendosje si përfaqësuesja më e madhe në Kuvendin komunal nuk do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni qeverisës me LDK-në. LDK-së i mbetet vetëm një alternativë për t'i përfshirë në koalicion PDK-në, AAK-në dhe ndonjë minore në Kuvendin komunal. Një pjesë e drejtorëve do të jenë nga koalicionet me partitë tjera, kurse drejtorët nga LDK-ja besoj se do të jenë tëpërzgjedhurit nga strukturat e kësaj partie e jo nga kryetari Rama”, thotë Ahmeti.

Asamblistja Komunale e Komunës së Prishtinës, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Fiknete Bejta, ka deklaruar se Rama si kryetari i ri i Prishtinës duhet të krijoj një ekip profesional.

Image
Fiknete Bejta

Madje Bejta potencoi se ai duhet të jetë edhe i koordinuar me opozitën.

“Shpresoj në Prishtinë të kemi një model krejt të ri qeverisës, një kryetar që do të synojë t’i realizojë premtimet e dhëna gjatë fushatës, por edhe të punojë shumë për këtë. Kryetari i ri i Prishtinës, zoti Rama për t’i realizuar në masë optimale premtimet e dhëna duhet ta krijojë një ekip sa më profesional, ekip me të kaluar të pastër, si dhe të jetë i koordinuar edhe me opozitën. Pres planifikim, punë dhe jokeqpërdorim të parasë publike, si dhe respektim i të drejtave të njeriut në qasjen e shërbimeve komunale dhe meritokraci në rekrutim ose punësim”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat