Ekskluzive: Alban Zogaj nënkryetar i Prishtinës, ky do të jetë shefi i kabinetit të kryetarit

Politika

Ekskluzive: Alban Zogaj nënkryetar i Prishtinës, ky do të jetë shefi i kabinetit të kryetarit

Nga: G.B Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 17:12
Përparim Rama dhe Alban Zogaj

Përparim Rama nga LDK do të jetë kryetar i Prishtinës, pasi fitoi në balotazh me VV-në në raundin e dytë të zgjedhjeve me 14 nëntor.

E nënkryetar i tij do të jetë Alban Zogaj, i cili ka qenë kandidat për asamble dhe me votat e marra ka siguruar ulëse në Kuvendin Komunal.

Kështu kanë thënë burime të gazetës “Bota sot”.

Sipas burimeve, shef i kabinetit të kryetarit do të jetë Vllaznim Osmani.

Ende nuk dihet se kush do të jenë drejtorët e drejtorive në Komunën e Prishtinës.

Ndryshe, Përparim Rama, do ta marrë detyrën si kryetar i komunës së Prishtinës të martën me 7 dhjetor në ora 10.00.

Në mëngjesin e së martës do të mbahet seanca inauguruese e betimit të anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës, në të cilën seancë po ashtu do ta bëjë betimin edhe vetë Përparim Rama si kryetar.

Pas përfundimit të seancës solemne, do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të komunës së Prishtinës./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat