“Open Ballkani” është pushtim i Kosovës nga Serbia

Politika

“Open Ballkani” është pushtim i Kosovës nga Serbia

Nga: A.Z Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:09
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta shqyrtojë mundësinë për të qenë pjesë e “Open Balkan”.

Ai tha se Kosova duhet të jetë pjesë e “Open Ballkan”, pasi sipas tij nuk humb asgjë, veç mund të fitojë.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nga Pacolli nuk priten veprime të cilat janë në favor të Kosovës.

Ai ka përmendur deklaratën e Pacollit, sipas të cilës kjo deklaratë tregon se në çfarë pozite është vetë ai.

“Open Ballkan" pa njohje të shtetit, nuk ka për Kosovën, nga Behgjet Pacolli nuk priten veprime që janë në favor të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Në vazhdimësi ka qenë kundërproduktiv në çështjen e shtetit. Edhe raportet me shtetet tjera i ka shikuar mbi bazën e interesave vetanake në fushën e përfitimeve financiare. Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe e ardhmja e Republikës nuk shkon nga Beogradit, por nga Tirana si shtet kombëtar. Këtë duhet të di z.Pacolli!!?? Thënja e tillë e z.Pacolli është shumë e rrezikshme”, tha ai.

Tutje ka potencuar se tenderin e aeroportit të Vlorës nuk ka qenë e lehtë për ta marrë Pacolli, madje sipas Kelmendit, ai me këtë doli lidhur me “Open Ballkan”, dhe vetëm pse Rama e ka kërkuar këtë veprim të tillë.

“Ajo dërgon te pushtimi i Kosovës nga Serbia. Në anën tjetër, z.Pacolli ka marrë në tender Aeroportin e Vlores, një investim që sjellë përfitime të mëdha dhe që nuk ka qenë lehtë që z. Rama të merrë tenderin. Si e ka marrë është çështje e tyre! Por, me këtë, z.Pacolli doli për "Open Ballkan", pashiquar i interesin e Kosovës. Ai e bëri këtë pse z.Rama ka kërkuar nga ai një veprim të tillë. Ndoshta është edhe mendim i ti. Thënjen e z.Pacolli, "vetëm me Serbi ecet përpara", tregon qartë edhe pse është për "Open Ballkan”, shtoi ai.

Ai theksoi më tej se Kosova duhet të marrë pjesë në takimet e “Open Ballkan”, por në këtë subjekt nuk antarësohet shteti i Kosovës, sepse Kosova tani ka një politikë të qartë dhe këtë duhet mbajtur.

“Natyrisht se Kosova duhet të marrë pjesë në takimet e "Open Ballkan" dhe të thotë mendimin e vetë, në mënyrë që të shihet se Serbia është shkaktare e mossuksesit në të gjitha iniciative. Mirëpo, në këtë subjekt nuk anëtarësohet Kosova. Kërkohen veprime të qarta politike nga Serbia në njohje të Kosovës si shtet për të ecur në rrugën e anëtarësimit. Kosova e ka një politikë të qartë dhe atë duhet mbrojtur”, ka përfunduar Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat