Papërgjegjësi/Thirrje për sanksione ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në seanca

Politika

Papërgjegjësi/Thirrje për sanksione ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në seanca

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:07
Kuvendi i Kosovës

Trendi i mungesës së deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës duket se po përcillet nga legjislatura në legjislaturë.

Mungesa e një numri të madh deputetësh çon në ndërprerjen e seancave të Kuvendit dhe pamundëson vendimmarrjen. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa shumicën e bëjnë 61 prej tyre. Por, prej vitesh me qindra seanca kanë dështuar sepse kanë munguar gjysma e tyre, duke shkaktuar mungesën e ‘kuorumit’.

Mungesa e madhe e deputetëve është e pranishme edhe në këtë legjislaturë, duke e bërë të pamundur funksionimin normal të Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe miratimin e ligjeve.

Kjo ndodhë, pavarësisht se deputetët marrin paga të larta dhe janë të zgjedhurit e popullit, përfaqësues të tyre në Kuvend, gjë që duket se harrohet sapo bëhet betimi.

Së fundmi, kryetari i Kuvendit ka thirrur seanca të Kuvendit pa e pyetur Kryesinë, pasi aty nuk ka pasur kuorum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat