“Serbia të shihet si shtëpi e dytë e shqiptarëve”/Zbulohet loja e Vuçiqit, ja çfarë po përpiqet të bëjë

Politika

“Serbia të shihet si shtëpi e dytë e shqiptarëve”/Zbulohet loja e Vuçiqit, ja çfarë po përpiqet të bëjë

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 25 dhjetor 2021 Në ora: 22:59
Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Gjatë kësaj jave u mbajt takimi i radhës për ”Ballkanin e Hapur” në Tiranë. Pjesë e këtij takimi ishte dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai gjatë fjalimit të tij i ftoi shqiptarët që të vizitojnë Serbinë dhe të shohin atë si shtëpi të dytë.

Dua t’ju mirëpresim në Serbi, që Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj të dytë, sepse edhe ne duam që të ndjehemi të tillë kur vijmë në Shqipëri, apo edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo në mënyrë që të mos ketë më kufij për kompanitë tona. E pamë se sa të kënaqur ishin ata gjatë kësaj iniciative të nisur”, tha presidenti serb.

Kjo deklaratë e tij nuk është mirëpritur nga shqiptarët, të cilët edhe e kundërshtuan vizitën e tij në Shqipëri me anë të protestës.

Ndërkaq, kjo thirrje e Vuçiqit në Kosovë po shihet si një lojë e Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat