Vuçiq bleu armë nga Rusia/Mehmeti: Kjo duhet të jetë kërkesa e Kosovës ndaj SHBA-së

Politika

Vuçiq bleu armë nga Rusia/Mehmeti: Kjo duhet të jetë kërkesa e Kosovës ndaj SHBA-së

Nga: A.Z Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 17:00
Aleksander Vuçiq

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi që Serbia ka vazhduar me armatosjen e saj nga Rusia, kësaj radhe duke blerë edhe raketa nga Moska.

Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Tëitter, ka thënë se ky akt i Serbisë po e rrezikon edhe më tej paqen në Ballkan.

Sipas tij, Rusia po e përdor Serbinë për të rivendosur ndikimin e saj kundër SHBA-ve dhe se ky akt siç thotë ai duhet të sanksionohet.

“Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiq rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen”, tha ai.

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se qëllimi i armatimit është fuqizimi i Serbisë, por këtë sipas Mehmetit, mundohen ta arrijnë edhe përmes “Ballkanit të Hapur”.

Image
Faton Mehmeti

Tutje ai ka propozuar që edhe Kosova të armatoset nga SHBA, sepse, është kërcënim i madh, dhe mund të ndjehemi të rrezikuar.

"Armatimi i Serbisë është në kuadër të idesë serbo-ruse për fuqizimin e Serbisë në rajon. Në njërën anë në aspektin politik këtë gjë synohet ta bëjnë përmes "Ballkanit të hapur", në anën tjetër armatimi si kërcënim për nënshtrimin ndaj tandemit famëkeq serbo-rus. Natyrisht se kjo është e rrezikshme, krejt në kuadër të prjokteti për fuqizim të Serbisë dhe shtrirje të ndikimit rus në Ballkan. Në fakt "Ballkani hapur" vetëm sa ka shtuar orekset serbe për donimin, mbi të gjitha realizim të ëndrrës së vjetër për Serbinë e madhe. Armatimi është kërcënim i madh, të cilin shqiptarët duhet të ndjehen të rrezikuar, mos të rrinë duarkryq edhe ata të armatosen nga ShBA”, ka theksuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat