Koalicioni VV-PDK, kjo pritet të jetë nënkryetarja e Gjilanit

Politika

Koalicioni VV-PDK, kjo pritet të jetë nënkryetarja e Gjilanit

Nga: A.M. Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:54
Leonora Morina-Bunjaku

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese nga zgjedhjet lokale në Gjilan, të cilat u zhvilluan në fund të vitit të kaluar.

Por, kryetari i ri i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni për të qeverisur këtë qytet duhet të ketë partnerë të koalicionit, për t`i përmbushur numrat e nevojshëm.

Siç mësohet nga “Bota sot”,  VV-ja në Gjilan ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, raportohet se PDK-ja do t’i ketë tri drejtori dhe postin e nënkryetarit të Gjilanit.

Kurse, burime të gazetës  “Bota sot” kanë njoftuar se ish-kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, pritet të jetë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat