Duke pritur “Elezin”! Fati i “prontomafisë”, krimit dhe korrupsionit në duart e Kryeprokurorit të ri

Politika

Duke pritur “Elezin”! Fati i “prontomafisë”, krimit dhe korrupsionit në duart e Kryeprokurorit të ri

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 15 janar 2022 Në ora: 20:57
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, të mërkurën mori vendim që ta shpallë konkursin për emërimin e Kryeprokurorit të Shteti.

Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati me 21 prill 2022.

KPK-ja në këtë takim ka themeluar edhe Panelin Vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Emri i Aleksandër Lumezit në vazhdimësi ka qenë pikë reference për mosfunksionimin e sistemit të akuzës në Kosovë.

Ishte gushti i vitit 2018 kur Elez Blakaj, do të jepte dorëheqje nga posti i prokurorit Special.

Ai do të deklaronte se Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka provuar ta frikësonte në lidhje me rastin “Pronto”.

Blakaj përmes një postimi në Facebook, kishte deklaruar se Kryeprokurori Lumezi kishte tentuar ta frikësonte me dërgim në komisionin disiplinor.

”…. Po ashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nëse nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të më dërgoj në komision disiplinor… ndërsa unë iu kam përgjigjur, “Lirisht të parin dërgomë mua, se kam problem fare”, do të deklaronte Blakaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat