Pse heshti Edi Rama dhe Pacolli për referendumin e Serbisë /Batoni e Berati u shprehën si Rakiqi

Politika

Pse heshti Edi Rama dhe Pacolli për referendumin e Serbisë /Batoni e Berati u shprehën si Rakiqi

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 18 janar 2022 Në ora: 12:12
Edi Rama dhe Behxhet Pacolli/ Arkiv

Serbia tentoi që të mbajë referendum në Kosovë. Ky referendum u ndalua të mbahej nga institucionet e Kosovës, Qeveri, Kuvend, Presidencë, sepse nuk është praktikë askund në botë, që një referendum i një shteti tjetër të mbahet në shtetin tjetër. Kosova ua mundësoi serbëve që dëshironin të votonin me postë ose në Përfaqësinë e Serbisë në Kosovë, në Prishtinë.

Miratimi i rezolutës nga Kuvendi, të shtunën për moslejimin e mbajtjes së referendumit

Serbia u tërhoq nga mbajtja e referendumit në Kosovë, pas vendosmërisë së treguar nga institucionet e Kosovës, dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, u tërhoq nga kërcënimet për ndodhi të paparashikueshme për Kosovën dhe QUINT-in.

QUINT-i në fakt iu kërkoi institucioneve të Kosovës që ta lejonin referendumin e Serbisë, dhe me këtë të merrej OSBE-ja si në të kaluarën. Kosova e tejkaloi këtë presion, dhe dërgoi përforcime policore në rrugët kufitare me Serbinë, dhe në pjesë të tjera të Kosovës ku kishte prova se mund të organizohej ilegalisht ai. Po ashtu në kufirin nëMerdare, u ndalua një automjet me materiale zgjedhore, që po provonte ta fuste Serbia në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat