Nuk e votoi rezolutën për referendumin serb/ Paralajmërohen ndëshkime të rënda për PDK-në – ja çfarë e pret atë!

Politika

Nuk e votoi rezolutën për referendumin serb/ Paralajmërohen ndëshkime të rënda për PDK-në – ja çfarë e pret atë!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 20 janar 2022 Në ora: 18:13
Kuvendi i Kosovës, seanca ku u votua Rezoluta

Me 15 janar (të shtunën), deputetët e Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme miratuan rezolutën kundër mbajtjes së referendumit antikushtetues të Serbisë për ndryshime kushtetuese atje. 

Kjo rezolutë u votua me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. 

Pjesëmarrëse në këtë seancë ishin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ndërsa, Lista Serbe mori pjesë vetëm në fillim të seancës, e që më pas e lëshoi sallën para votimit të rezolutës. 

E partia e cila e shpërfilli tërësisht këtë seancë me rëndësi të madhe për sovranitetin e Kosovës ishte Partia Demokratike e Kosovës (PDK). 

PDK e vlerësoi si të panevojshme mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për referendumin e Serbisë brenda territorit të Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat