Për çfarë arsye u shkarkua Ngadhnjim Kastrati?

Politika

Për çfarë arsye u shkarkua Ngadhnjim Kastrati?

Nga: A.Z Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:27
Ngadhnjim Kastrati

Dje Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të këtij mediumi, Ngadhnjim Kastratin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Kastrati përmes një shkrimi në Facebook.

“Të dashur kolegë të RTK-së, miq e bashkëpunëtorë, sapo u njoftova se anëtarët e Bordit të RTK-së të emëruar javë më parë nga politika, kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës”, tha Kastrati.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se tani ka filluar një spastrim i gjerë, dhe shkarkimet po bëhen pë shkaqe politike.

Por që sipas tij, mund të ketë edhe shkaqe të tjera, por megjithatë ai thekson se këtu lypen fakte.

Image
Muhamet Kelmendi

“Ngarkim-shkarkimet po bëhen për interesa politike, shkarkimet dhe ngarkimet nga postet e ndryshme, qoftë nëpër borde dhe në menagjim të firmave, qoftë edhe nëpër organet ekzekutive, janë në vazhdën e politikës që po bëhet dhe po zhvillohet nga koalicioni rreth VV. Këtu është shkaku i shkarkimit. Ndoshta ka edhe shkaqe tjera, si të natyrës profesionale a njerëzore. Këtë nuk e di. Këtu lypen fakte tjera. Mirëpo, nga ardhja në pushtet e VV ka filluar një spastrim të gjerë nga njerëzit e ish-politikës dhe përzgjedhja e njerëzve tjerë”, tha ai.

Ai potencoi se në këtë rast ekzistojnë lidhjet me ekzekutivin, si dhe e keqja sipas tij, qëndron se po përzgjedhjet të tjerë në funksione.

“Tani a janë këta të politikës apo jo, unë nuk kam fakte kuptohet konkrete dhe dokumentuese. Flitet për militantizem, simpatizantë të pushtetit, por këtu nuk ka fakte. Sigurisht lidhjet me ekzekutivin veç ekzistojnë. Përndryshe nuk mund të kuptohet gjendja. Si më herët, edhe në këtë qeverisje, ka familjarizëm, përzgjedhje në pushtet mbi baza provinciale dhe militantizëm. E keqja është intenziteti me të cilën po punohet në shkarkimin dhe përzgjedhjen e të tjerëve në funksione”, ka theksuar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat