16 vjet pa Presidentin Rugova: Ai që harron Babanë e pavarësisë do të mallkohet nga populli

Politika

16 vjet pa Presidentin Rugova: Ai që harron Babanë e pavarësisë do të mallkohet nga populli

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 21 janar 2022 Në ora: 07:59
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Po bëhen 16 vjet që nga vdekja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Pikërisht më 21 janar 2006, ndërroi jetë Presidenti Rugova, i cili u varros me homazhe dhe nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

16 vite pas vdekjes së Rugovës, bashkëpunëtorët të tij dhe njohës të filozofisë politike dhe të veprimit të tij, e vlerësojnë veprën dhe jetën e tij, duke e quajtur si Presidenti historik i Kosovës, arkitekti i Pavarësisë.

Kështu një nga njerëzit më të afërt të tij, që ishte në ҫdo hap me Presidentin Rugova deri në ditët e para të pas luftës, Adnan Merovci në një rrëfim ekskluziv për ‘Bota sot’ ka folur në këtë përvjetor të vdekjes së Presidentit, duke sjellë edhe projektet që i kishin mbetur në gjysmë.

Merovci: Kryeprojekti i Presidentit RUGOVA ishte pavarësia e Kosovës

Merovci thotë se ndër projektet e para që donte të realizonte President Rugova, ishte Pavarësia e Kosovës, të cilën e arriti edhepse nuk e priti fizikisht ‘njohjen formale’. Gjithashtu, Merovci ka numëruar edhe projektet tjera që kanë mbetur pa u kryer nga Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat