Gjergj Dedaj, fytyra e diplomacisë së dështuar klandestine të Hashim Thaçit

Politika

Gjergj Dedaj, fytyra e diplomacisë së dështuar klandestine të Hashim Thaçit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 22 janar 2022 Në ora: 08:12
Gjergj Dedaj dhe Hashim Thaçi

Politika e jashtme përbën një ndër problemet më të mëdha me të cilat ndër vite është përballur shteti i Kosovës. 

Me mungesë njohjesh e skandale të shumta diplomatike të ambasadorëve e ish ambasadorëve, Kosova në arenën ndërkombëtare është përfaqësuar më mirë nga sporti e kultura sesa nga politika. 

Ardhja e Qeverisë Kurti në krye të vendit, ngjalli shpresat se përfaqësimi diplomatik i Kosovës do të jetë më i denjë sesa ai qeverive paraprake. 

Premtimet se nuk do të ketë më punësime familjare e politike në shërbimet diplomatike nisën të realizohen qysh në fillim të qeverisjes Kurti2. 

Ishte maji i vitit të kaluar (2021) kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga ministrja Donika Gërvalla do të merrte vendim për shkarkimin e 16 ambasadorëve dhe konsujve të Kosovës të emëruar politikisht, nëpër vende të ndryshme të botës.

Ky vendim përfshiu edhe Gjergj Dedajn, i cili ishte ambasador i Kosovës në Maqedoninë Veriore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat