“Qytetarët nuk do t’i harrojnë këto veprime të PDK-së”/ Ja si po tenton të parandalojë sukseset e qeverisë Kurti

Politika

“Qytetarët nuk do t’i harrojnë këto veprime të PDK-së”/ Ja si po tenton të parandalojë sukseset e qeverisë Kurti

Nga: A.M. Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:21
Qeveria e Kosovës

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme miratoi rezolutën kundër referendumit serb.

Mirëpo, pjsëmarrjen në këtë seancë PDK e vlerësoi sit ë panveojshme.

PDK e vlerësoi si të panevojshme mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për referendumin e Serbisë brenda territorit të Kosovës.

“PDK-ja e sheh krejt të panevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme. Ne i kemi dhënë mbështetje një parimi, të cilin e ka shtyrë përpara Qeveria dhe nuk ka nevojë të prodhojë debat të mëtutjeshëm, prandaj e konsiderojmë të panevojshme mbajtjen e një seance të tillë, që është përpjekje e Qeverisë për shmangie të përgjegjësisë. I bëjmë me dije kryeministrit se zbatimi i ligjeve dhe vendimeve që rrjedhin nga ligjet është ekskluzivisht përgjegjësi e Qeverisë dhe jo e Kuvendit. Rendi kushtetutës nuk mund të mbrohet me rezoluta”, thotë Tahiri.

Ky vendim i PDK-së u kritikua ashpër, madje u paralajmërua se kjo gjë do t’i kushtojë shumë në vota elektorale, kësaj partie.

Analisti politik, Faton Mehmeti u shpreh se PDK nuk mori pjesë në seancën për referendum vetëm që të parandalojë sukseset e qeverisë Kurti.

Ai në prononcimin për gazetën “Bota sot” tha se ndonëse ky referendum ishte një sukses për Kosovën, PDK nuk e dëshiron vetëm për faktin se qeveria udhëhiqet nga Albin Kurti.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“PDK-ja me mos pjesëmarrjen në Kuvend ka tentuar që mos të miratohet rezoluta, në mënyrë që ta parandalonte një sukses të qeverisë Kurti. Faktikisht, ky është sukses i Kosovës, por PDK-ja e ka si qëllim ta parandalojë çdo sukses të Kurtit, pavarësisht se a është apo jo në interes të vendit”, deklaroi Mehmeti.

Më tej, analisti paralajmëroi ndëshkime të mëdha për Partinë Demokratike të Kosovës, duke shtuar se qytetarët nuk do e harrojnë faktin se si nuk e mbështeti një vendim kaq të rëndësishëm për Kosovën.

“Me këto veprime, PDK-ja po bën autogola ndaj vetes, qytetarët nuk do t'i harrojnë këto veprime të saj. Kështu, PDK po tregon se nuk është ajo që thirret në interes të vendit, ajo bën vetëm marketing. Ky veprim i saj s’do të harrohet, ajo do të ndëshkohet për këto veprime, sidomos bojkotimin e një seance ku duhet të ishin bashkë për të mirën e vendit”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat