Dy qëllimet e Serbisë për kërcënimet ndaj Kosovës/Ja pse nuk guxon të ndërhyjë ushtarakisht

Politika

Dy qëllimet e Serbisë për kërcënimet ndaj Kosovës/Ja pse nuk guxon të ndërhyjë ushtarakisht

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 janar 2022 Në ora: 13:48
FSK

Edhe pse Serbia kreu gjenocid në Kosovë, në luftën e fundit dhe Kosova ishte viktimë, ajo vazhdon të mos i ndalë kërcënimet.

Kërcënimet po bëhen në vazhdimësi dhe në trajta të ndryshme. Njëherë nga zyrtarët e lartë të politikës shtetërore, dhe tani kanë filluar edhe kërcënimet ushtarake.

Serbia duket sikur po e pret edhe gjënë më të vogël për të bërë një kërcënim apo dhe ndërhyrje ushtarake në Kosovë e të shkaktojë konflikt.

Së fundi kërcënimi erdhi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq.

Ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e veprimeve të reja të njëanshme të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, derisa sipas tij, Forcat e Armatosura do të reagojnë ndaj veprimeve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat