Nuk ka marrëveshje me Serbinë me Vuçiqin president, ja kush duhet të përfshihet

Politika

Nuk ka marrëveshje me Serbinë me Vuçiqin president, ja kush duhet të përfshihet

Nga: G.B Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:38
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ende nuk dihet se kur do të ketë një takim të radhës në Bruksel, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut.

Tema e Asociacionit për të cilën këmbëngulë Serbia ka ndikuar në dialog, ndërsa që Kosova është kundër formimit të tij.

E Bashkimi Evropian është në anën e Serbisë, derisa po ashtu kërkon që Kosova ta formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

E tani Departamenti i Shtetit ka bërë thirrje që të dyja vendet t’i japin prioritet dialogut.

Sa larg është një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbia, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti Faton Mehmeti.

Ai ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje derisa Vuçiq është president, i cili sipas tij do të jap dorëheqje.

“Natyrisht se është shumë larg arritja e një marrëveshje të tillë, jo derisa Albini është kryeministër, por edhe Vuçiqi jo. Bile ky i fundit besoj se pikërisht shkaku i presionit me Kosovën do të jap dorëheqje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Analisti vlerëson se marrëveshja është larg derisa edhe SHBA-të nuk janë të përfshira direkt dhe do të presin ende nëse BE do t’ia arrijë me dialogun e pastaj do të përfshihet.

“Në këtë kuptim, palët janë diametralisht në pole dhe qëndrime të kundërta, kjo edhe nuk jep shpresë për arritjen e një marrëveshje të shpejtë, shto këtu faktin se edhe SHBA po heziton aktualisht të përfshihet direkt në këtë proces. SHBA do shoh edhe për një kohë se a mos do të mundet BE të arrijë një marrëveshje përfundimtare, nëse nuk e arrin (që gjë edhe besoj se s’do t’ia arrijë), do të përfshihet direkt”, ka potencuar Mehmeti.

Ai është i mendimi se vetëm me SHBA-të ka shpresë për marrëveshje finale pasi BE ka dështuar ta bëjë këtë prej vitesh, derisa shton se marrëveshje përfundimtare me Serbinë mund të mos ketë 3-5 vitet e ardhshme.

“Vetëm më përfshirjen e SHBA-ve mund të ketë shpresë për një marrëveshje përfundimtare, derisa BE ta udhëheq këtë proces s’ka gjasa të ndodhë një gjë e tillë. Natyrisht se asociacioni është çështja që mban larg, shumë larg arritjen e një marrëveshje të tillë. Më mirë mos të këtë marrëveshje se të ketë por me asociacionin, e cila de facto krijon enklava brenda Kosovës, e sjell Serbinë në zemër të Kosovës. Kështu që, duke njohur qëndrimet e Kurtit, nuk besoj se brenda 3-5 viteve të ardhshme të këtë marrëveshje me Serbinë”, ka deklaruar Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat