Publicisti nga Gjermania tregon “goditjen” që Kosova i dha Serbisë – ka këtë paralajmërim

Politika

Publicisti nga Gjermania tregon “goditjen” që Kosova i dha Serbisë – ka këtë paralajmërim

Nga: M.H. Më: 22 janar 2022 Në ora: 22:38
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot me 76 vota për rezolutën për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Përkrahje rezolutës i dhanë edhe dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot’, ka folur publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj, i cili u shpreh se miratimi i rezolutës nga ana e qeverisë Kurti i dha një “goditje” Serbisë duke i kujtuar që pazaret që janë bërë më herët të njejtat nuk mund të bëhen më.

Serbia kishte shpallur mbajtjen e Referendumit, për ndryshimet kushtetuese, kryesisht, në drejtësi. Si përherë, edhe kësaj radhe, zgjedhjet do të organizoheshin edhe në Republikën e Kosovës! Por, "pazaret ishin bërë pa hanxhinë!" Pra, nuk ishte pyetur i zoti i shtëpis, Albin Kurti me shtetarët e tij. Presidentja Vjosë Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeminstri Albin Kurti, u konsultuan për rastin në fjalë. Dhe, dolën me një deklaratë të përbashkët publike: Zgjedhjet për mbajtjen e Referendumit, për ndryshimet kushtetuese në Serbi, nuk mund të organizohen në qendrat e votimit, ku jetojnë komuniteti serb, përveç se në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë, në Prishtinë, si dhe me postë, ashtu siç voton edhe Mërgata jonë e përbotshme”, u shpreh ai.

Zeqiraj më tej, citon presidenten Osmani duke thënë se qeveria tashmë është e vendosur të mbroj kushtetushëmrinë e pavarur të Kosovës.

Ngulmimi i shtetarëve të Serbisë se "ne i kemi organizuar zgjedhjet qendrore e komunale në Kosovë gjithmonë dhe pa pengesa", duke numëruar edhe datimet ndër vite, përgjigja ishte e gatshme dhe bindshëm e arsyetuar: Pa e cituar kryekuvendaren Vjosë Osmani, kur në një seancë parlamentare, ua kujtoi deputetëve, një shprehje amerikane, se "Qyteti ka një sherif tjetër", kryeministri Albin Kurti deklaroi prerazi: Vërtet, Serbia, në të kaluarën, ka livadhisur në Kosovë, sepse nuk ka pasur kush ta ndalojë. Por, Qeveria ime është e vendosur, ta mbrojë kushtetueshmërinë dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës”, thotë ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Publicisti thotë që edhe shtetet e Quintit në takim me krerët e Kosovës u bindën që të njejtën qëndrim do ta mbajnë dhe se nuk do të lejojnë që organizimin e zgjedhjeve për Referendumin e Serbisë, brenda territorit sovran të Kosovës.

Shtetet e Quintit, paradoksalisht, përmes përfaqësuesëve të tyre në Prishtinë, ishin të njëzëshëm, se Referendumi i Serbisë, për ndryshimet kushtetuese atje, duhet të organizohet edhe në Kosovë, ashtu siç ishin organizuar edhe zgjedhjet serbe më parë. Shtetarët aktual të Kosovës, pa asnjë befasi nga deklarata e përfaqësuesëve të shteteve të Quintit, i pritën në takim ata, duke ua konfirmuar, por, edhe shpjeguar arsyeshmërinë e vendimit, absolutisht, sa të drejtë, aq edhe të ligjshëm, refuzimin e organizimit të zgjedhjeve për Referendumin e Serbisë, brenda territorit sovran të Kosovës. Dhe, palët në takim, mbetën në qendrimet e tyre”, thekson publicisti.

Rezoluta ishte e një rëndësie të veçantë, për ta parë edhe partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, se kjo nuk është vetëm kërkesë e Qeverisë, por edhe kuvendarëve, shton Zeqiraj.

Shtetarët e Kosovës, unik në vendimet e dhe veprimet e tyre, duke parë seriozitetin e çështjes, kërkuan thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit, për nxjerrjen e një Rezolute, që pamundëson mbajtjen e Referendumit serb në Kosovë. Rezoluta ishte e një rëndësie të veçantë, për ta parë edhe partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, se kjo nuk është vetëm kërkesë e Qeverisë, por edhe kuvendarëve, si përfaqësues të drejtëpërdrejtë të popullit të Kosovës”, potencoi ai.

Rezoluta ishte e qëlluar andaj, edhe u votua me 76 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër, thekson Zeqiraj.

Deputetët, me zërin e tyre, të përkthyer në votë, betononte vendimin e tre shtetarëve, përkatësisht, presidentës Vjosë Osmani, kryekuvendarit Glauk Konjufca, kryeminstrit Albin Kurti. Dhe, vetëvetiu, amortizonte kundërshtinë e nxituar të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, që rreshtoheshin, apriori, në anën e Serbisë. Rezoluta ishte e qëlluar, përmbante 8 (pika), të cilat plotësonin njëra-tjetrën. Andaj, edhe u votua me 76 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër, të deputetëve të pranishëm në sallën kuvendore”, thotë publicisti.

Në fund ai thotë se reagimi i menjëhershëm i ambasadorit amerikan, Carpentar duke përkrahë këtë veprim të Kosovës, tregon edhe njëhere që qeveria po vazhdon të kryej punën si duhet.

I pari nga ndërkombëtarët, që do të reflektonte pozitivisht, ishte ambasadori amerikan, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, duke thënë se "Kosova , si shtet i pavarur, ka të drejtë të përcaktojë kushtet, për organizimin e zgjedhjeve të shteteve të tjera në territorin e saj". Dhe, "sipari" u mbyll mrekullisht mirë”, përfundoi Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat