S’kanë alternativë, Serbia dhe pesë shtetet e BE-së, Kosovën ta trajtojnë si shtet!

Politika

S’kanë alternativë, Serbia dhe pesë shtetet e BE-së, Kosovën ta trajtojnë si shtet!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 23 janar 2022 Në ora: 09:07
Ilustrim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, edhe njëherë ka reaguar ku ka treguar qëndrimin e BE-së, lidhur me vendimin e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk e lejuan mbajtjen e referendumit antikushtetues në Kosovë, të Serbisë.

Mbajtja e tij u ndalua edhe me votimin në Kuvend të Rezolutës së miratuar me 76 vota për, dhe një asbtenim.

“Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë. Të gjithë serbëve të Kosovës me të drejtë vote, duhej t’ju ishte krijuar mundësia për të votuar përmes operacionit të mbledhjes së kutive të votimit të lehtësuar nga OSBE/ODHIR. Ne shprehim keqardhje që operacioni i mbledhjes së kutive të votimit nuk ndodhi. Kjo ka ndodhur në 2012, 2014, 2016, 2017 dhe 2020. Ndaj, kjo është vërtetë për të ardhur keq. Për ta bërë këtë operacion të mundshëm duhej aprovimi i të dy palëve”, deklaron Stano.

I pyetur, nëse BE-ja do të nxiste palët që të negociojnë për mospërsëritjen e një skenari të tillë në zgjedhjet që do zhvillohen më 3 prill në Serbi, Stano është përgjigjur se BE-ja dëshiron të gjejë një zgjidhje para zgjedhjeve në prill.

“Por lidhur me modalitetet, datat, afatet kohore, ne preferojmë që ta mbajmë në nivelin e komunikimit diskret me partnerët tanë dhe të mos përçojmë mesazhe përmes medias”, është shprehur Stano.

Në ndërkohë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në OSBE në Evropë Michael Carpenter, me një deklaratë për referendumin antikushtetues në Kosovë, që donte ta mbante Serbisa, e që s’u lejua nga institucionet në Kosovë. Ambsadori Carpenter në deklaratën e dorëzuar në Këshillin e Përhershëm në Vjen, thekson se presin të diskutojnë me Qeverinë e Kosovës dhe me atë të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për çështjen e votimit të serbëve në zgjedhjet në Serbi.

“Mezi presim të diskutojmë me partnerët tanë – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë – se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për të siguruar që qytetarët të cilët banojnë përkatësisht në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre, dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje ta përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”, thuhet në deklaratën e ambasadorit Carpenter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat