Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, edhe njëherë ka reaguar ku ka treguar qëndrimin e BE-së, lidhur me vendimin e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk e lejuan mbajtjen e referendumit antikushtetues në Kosovë, të Serbisë.
Mbajtja e tij u ndalua edhe me votimin në Kuvend të Rezolutës së miratuar me 76 vota për, dhe një asbtenim.
“Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë. Të gjithë serbëve të Kosovës me të drejtë vote, duhej t’ju ishte krijuar mundësia për të votuar përmes operacionit të mbledhjes së kutive të votimit të lehtësuar nga OSBE/ODHIR. Ne shprehim keqardhje që operacioni i mbledhjes së kutive të votimit nuk ndodhi. Kjo ka ndodhur në 2012, 2014, 2016, 2017 dhe 2020. Ndaj, kjo është vërtetë për të ardhur keq. Për ta bërë këtë operacion të mundshëm duhej aprovimi i të dy palëve”, deklaron Stano.
I pyetur, nëse BE-ja do të nxiste palët që të negociojnë për mospërsëritjen e një skenari të tillë në zgjedhjet që do zhvillohen më 3 prill në Serbi, Stano është përgjigjur se BE-ja dëshiron të gjejë një zgjidhje para zgjedhjeve në prill.
“Por lidhur me modalitetet, datat, afatet kohore, ne preferojmë që ta mbajmë në nivelin e komunikimit diskret me partnerët tanë dhe të mos përçojmë mesazhe përmes medias”, është shprehur Stano.
Në ndërkohë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në OSBE në Evropë Michael Carpenter, me një deklaratë për referendumin antikushtetues në Kosovë, që donte ta mbante Serbisa, e që s’u lejua nga institucionet në Kosovë. Ambsadori Carpenter në deklaratën e dorëzuar në Këshillin e Përhershëm në Vjen, thekson se presin të diskutojnë me Qeverinë e Kosovës dhe me atë të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për çështjen e votimit të serbëve në zgjedhjet në Serbi.
“Mezi presim të diskutojmë me partnerët tanë – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë – se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për të siguruar që qytetarët të cilët banojnë përkatësisht në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre, dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje ta përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”, thuhet në deklaratën e ambasadorit Carpenter.

Reagimet e BE-së janë individuale!
Për këtë çështje, juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani thotë se BE-ja dhe sidomos shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, vazhdojë ta konstestojnë shtetin e Kosovës, përderisa për të gjitha shtetet e tjera Kosova është shtet i pavarur.
Blerim Burjani
“Mendoj që BE-ja e ka vështirë të flas me një zë unik dhe ajo vazhdon t’i bëjë trysni shtetin tonë. Kosova nuk mund të kryejë shërbime për serbët që t’i lejojë zgjedhjet apo referendumin. Serbia nuk ka asnjë raport as minimal e as teknik me Kosovën dhe e sheh ende si pjesë të saj. E kjo për Kosovën është e papranueshme. BE-ja mund të flas, por situata nuk është si dikur kur është lejuar që Serbia të organizoj zgjedhje. Më së miri është që Serbia t’i zgjerojë kapacitetet e saj të zyrës që e ka në Kosovë për të organizuar zgjedhje bazuar në parimin e dy shtetësisë për serbët lokal”, shprehet Burjani për gazetën “Bota sot”.
Ai thekson se, Serbia duhet të harroj sikurse edhe pesë shtetet e BE-së që Kosova të mos trajtohet si shtet, që sipas tij, tashëm kjo temë është mbyllur dhe Kosova është shtet i pavarur e sovran.
“Reagimet e BE-së janë reagime individuale edhe pse zëdhënësi flet në emër të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Realisht Kosova shihet si shtet për të githë BE-në, përjashtim bëjnë vetëm pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën”, thotë ai.
Burjani shton se marrëveshje teknike Kosovë-Serbi në fushën e tillë është e pamundshme në këto rrethana që jemi.
“Kosova duhet të jap shtetësinë në mënyrë automatike për tërë shqiptarët e Kosovës Lindore, kjo duhet të ndodhë sa më parë”, përfundon Blerim Burjani.
Spahiu: Kosova për 22 kombe të BE-së është shtet sovran
E këtë deklaratë të zëdhënësit të BE-së e ka komentuar edhe profesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu.
Ai thotë se, Ksoova për 22 kombe të BE-së është shtet sovran, kurse për 5 shtete të tjera është provincë e Serbisë.
Nexhmedin Spahiu
Sipas tij, prandaj është e natyrshme për to që referendumi dhe zgjedhjet të mbahen në provnicë.
“Duhet kuptuar se BE institucion i 27 kombeve ka qëndrim neutral karshi Kosovës. Për 22 kombe evropiane Kosova është sovrane, por për 5 kombe të BE-së, Kosova është provincë e Serbisë. E natyrshme për ta që referendumi dhe zgjedhjet duhet të mbahen edhe në provincë”, thotë Spahiu për gazetën “Bota sot”.
Vetëm me garanci të qarta nga Kuinti
Kurse, analisti Leon Duhanaj, pohon se, vetë natyra organizative dhe procesi i vendimmarrjes në kuadër të Bashkimit Europian, bazuar në parimin e vendimmarrjes me konsensus, le shumë hapësirë për procese të stërzgjatura burokratike dhe vendimmarrje joefektive.
Leon Duhanaj
“Kur flasim për thirrje apo presion publik karshi Kosovës mendoj që duhet ta kemi parasysh faktin se në kuadër të BE-së fatkeqësisht ka ndikim goxha të madh rus, përmes disa partive majtiste. Shtete të ndryshme aktivizohen në kuadër të proceseve, të cilat i shfrytëzojnë ato për interesa të brendshme. Pos kësaj BE-ja, duke qenë se e ka qëllim të shpallur integrimin e rajonit të Ballkanit, mundohet të gjejë rrugë për ta joshur Serbinë, e cila luan me dy palë letra”, thotë ai për gazetën “Bota sot”.
Duhanaj thekson se, në këtë kontekst, për fat të keq, jo rrallë pëson Kosova.
“Megjithatë mendoj që ka disa gjëra, për të cilat duhet të vendosen vija të kuqe dhe duhet të kemi qëndrim unik e kolektiv, siç e kishim edhe tani për temën e referendumit. Kjo pasi që nëse shtetet perëndimore synojnë që përmes shenjave të vullnetit të mirë karshi Serbisë, ta ofrojnë atë, respektivisht ta largojnë nga Rusia, është Serbia e cila qëllimshëm shfrytëzon këtë situatë dhe që lëshimin që i bëhet në tema karshi Kosovës, e shfrytëzon për ta rritur narracionin kundër shtetit të Kosovës”, shton ai.
Prandaj, sipas tij, është me rëndësi unifikimi ynë ndërpartiak, rreth një platforme të përbashkët, posaçërisht tani kur po hymë në një fazë të rëndësishme në proces.
“Kosova nuk guxon të lëshojë pe në asnjë mënyrë karshi Serbisë. E vetmja mundësi me gjetë ndonjë derë për tema të tilla është kur kemi garanci të qarta nga Kuinti, e posaçërisht nga SHBA-të. Unë po ashtu mendoj se deklaratat publike në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk pasqyrojnë çdoherë edhe vullnetin politik të palëve. Prandaj, është tejet e rëndësishme që në këtë kuadër të kemi aktivitet të shtuar të diplomacisë bilaterale me shtetet me ndikim vendimtar në këtë kontekst, në mënyrë që në çdo proces të kemi fokusin e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës”, përfundon Leon Duhanaj.