Ata që donin t’i dhuronin toka Serbisë, po i bien në qafë Kurtit për kompromise

Politika

Ata që donin t’i dhuronin toka Serbisë, po i bien në qafë Kurtit për kompromise

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 23 janar 2022 Në ora: 11:17
Albin Kurti

Kosova dhe Serbia, sipas parimeve të diplomacisë së Presidencës Bajden, duhet të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila e ka në thelb, njohjen reciproke.

Por, opozita në Kosovë nuk është e interesuar për thelbin e marrëveshjes, por vetëm për arritjen e një marrëveshje.

Se si motivohet kjo është interesante dhe mjaft e çuditshme. Veçmas, kur dëgjohen në debate televizive të shprehen kështu nga ish-këshilltarë të presidentit Rugova, të cilët krenohen se kanë qenë në shërbim të politikave të Rugovës.

Sipas presidentit Rugova, nuk mund të bëheshin kompromise të mëtejshme me Serbinë, e cila duhet të detyrohet nga bashkësia ndërkombëtare ta njohë realitetin në Kosovë, shtetin sovran dhe të pavarur.

Por, në kundërshtim me këto parime prej burrështetasi, ata si duket kanë ndryshuar qëndrimet, për shkak se hyn një kohë në aleancë me Hashim Thaçin, që në këmbim të njohjes ishte i gatshme të ofrojë një pjesë të territorit në veri, për të cilën pjesë madje i referohej, si ‘dhuratë e Rankoviçit’, një prej figurave më antishqiptare dhe më gjakësore.

Së këndejmi atyre nuk po ju bën përshtypje se çka fitojnë apo humbin shqiptarët nga një marrëveshje me Serbinë, por thjesht, që ajo duhet të arrihet me çdo kusht.

Këto ndryshime qëndrimesh po i përdorin për të goditur edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili po konsiderohet më i sigurt dhe më i besueshëm në krahasim me politikanët e tjerë që kanë qenë në krye të qeverisë deri më sot, me ç’rast ka mendime se me Kurtin mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare, pozitive.

Ndryshe nga kjo, ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, thotë se Albin Kurti nuk ka guxim që të përballet për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë.

“S’mund të më mohosh të drejtën time që unë me mendu që Albin Kurti s’ka guxim me u përballë për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Është bindja ime”, thotë Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat