“Tandemi Hashimi-Isa nënshkruan marrëveshje fatale për Kosovën”/ Si u zhvillua shantazhi zinxhir nga Serbia tek SHIK-u dhe çka paralajmëroi Qeveria Kurti?

Politika

“Tandemi Hashimi-Isa nënshkruan marrëveshje fatale për Kosovën”/ Si u zhvillua shantazhi zinxhir nga Serbia tek SHIK-u dhe çka paralajmëroi Qeveria Kurti?

Nga: M.H. Më: 23 janar 2022 Në ora: 20:10
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Javën që po lëmë pas, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 76 vota, për rezolutën për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Për këtë rezolutë pozita mori përkrahje nga LDK dhe AAK, përcjell “Bota sot”.

Padyshim që me miratimin e kësaj rezolute, filluan reagimet e shumta, e sidomos nga Serbia.

Në lidhje me këtë temë, vendim të Qeverisë së Kosovës, për “Bota sot”, ka folur publicisti nga Gjermania, Idrizi Zeqiraj, i cili tha se kjo rezolutë ishte një sinjal i qartë i qeverisë Kurti, që nuk do të lejojë të cenohet kushtetutshmëria dhe sovraniteti i vendit.

Image
Idrizi Zeqiraj

Kundërshtia e vendosur e shtetarëve dhe e Qeverisë të Republikës të Kosovës, për refuzimin e organizimit të zgjedhjeve, për Referendumin e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, ishte goditje zyrtare për shtetin mujëshor e arrogant serb. Veç kësaj, ishte një sinjal i qartë se Qeveria nuk lejon dhe nuk do të lejojë as në të ardhmen, të cenohet kushtetutshmëria dhe sovraniteti i vendit”, u shpreh ai.

Zeqiraj më tej përmend fillimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke u shprehur që bisedimet I ka dominuar deri tash Serbia pasi kemi pasur njerëz të shantazhuar në tavolinën e bisedimeve.

Qysh nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi, më 2010, Serbia i ka dominuar, tërësisht, bisedimet. Ajo e filloi dialogun me njerëz të dozuar, për krime vrastare dhe hajni zyrtare. Thënë troç, me njerëz të shantazhuar, të kërcënuar, të frikësuar, nga dosjet me krime faktike. Hashim Thaçi, qoftë në rolin e kryeministrit, qoftë të presidentit, servilët partiakë të tij, pra PDK-ja dhe Isa Mustafa, me klanin e tij, u bënë logjistikë dhe patericë e Hashimit dhe e PDK-së së tij. Shantazhimi ishte zixhir: Hashimi me shokë shantazhoheshin nga Serbia, ndërsa Isa i LDK-së, shantazhohej nga Hashimi dhe SHIK-u i tij. Si të tillë, ishin fort të pranueshëm nga Vuçiqi dhe Serbia”, thotë Zeqiraj.

Publiciti flet edhe për tandemin, Hashim-Isa duke thënë se të dy kanë lobuar për ndarjen e Kosovës, ku Thaçi edhe u zbulua se kishe paguar për ndarjen e Kosovës.

Tandemi Hashimi-Isa nënshkruan marrëveshje fatale për Kosovën, duke shpërfillur popullin, anëtarësinë dhe vetë strukturat e partive të tyre. Rrjedhimisht, më shumë se dialog, ishte monolog i Serbisë. Ajo arriti ta fus në kurth Hashimin, duke e kthyer çështjen e Kosovës në para-pavarësi. Ai hapi çështjen e kufijve, të cilën e kishte përmbyllur shpallja e pavarësisë, e pranuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kulmon fakti, sa Hashim presidenti, "u zu me pelë për dore", duke lobuar e paguar për ndarjen e Kosovës! Skajmërisht e trishtë, vetëm ta mendosh dhe lëre më të veprosh, kudo dhe kurdo që i është dhënë rasti, të agjitojë idenë e kobshme, morbide të ndarjes të Kosovës”, thekson publicist.

Refuzimi i mbajtjes së Referendumit të Serbisë në Kosovë, ishte paralajmërim që qeveria e vendit nuk do të luajë më sipas lojërave të pista të Vuçiqit.

Refuzimi i mbajtjes të Referendumit të Serbisë, brenda territorit sovran të Kosovës, është paralajmërim domethënës për Serbinë dhe botën, se Kosova i denoncon dhe i kundërshton, me vendosmëri, "lojrat" e pista, që Vuçiqi dhe Serbia e tij, i bëri me shtetarët dhe qeveritarët e kaluar, rrastë të shantazhuar, të Kosovës”, përfundoi Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat