JO zgjedhjet serbe në Kosovë/Me rezolutë a me vendim të Qeverisë, shteti në mbrojtje të sovranitetit

Politika

JO zgjedhjet serbe në Kosovë/Me rezolutë a me vendim të Qeverisë, shteti në mbrojtje të sovranitetit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 janar 2022 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, nëpërmjet së cilës i kërkoi Qeverisë ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Rezoluta ishte harmonizuar nga katër grupe parlamentare, të pozitës dhe opozitës, Vetëvendosjes, LDK-së, AAK-së, si dhe u mbështet nga grupi i pakicave gjashtë plus.

Kështu ky qëndrim udhëzues i Kuvendit për Qeverinë mori votat e 76 deputëve.

Në njërën nga pikat e rezolutës që u miratua thuhet se "Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës cenon sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, si dhe me normat dhe praktikat ndërkombëtare”.

Një rezolutë apo një qëndrim i prerë i Qeverisë së Kosovës në kundërshtim të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, më 3 prill të këtij viti po konsiderohet i domosdoshëm, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian.

Analistët thonë se është në dorën e Qeverisë së Kosovës që të marr vendim të prerë kundër lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat