Si të thyhet akulli i mosnjohjeve / Shpresa amerikane për emisar special

Politika

Si të thyhet akulli i mosnjohjeve / Shpresa amerikane për emisar special

Arife Morina Nga Arife Morina Më 24 janar 2022 Në ora: 19:46
OKB

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë aleatët më të mëdhenj të Kosovës, të cilët ndihmuan në çlirimin dhe shtet ndërtimin e vendit tonë.

Po ashtu, Amerika vazhdimisht ka emëruar përfaqësues të ndryshëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Së fundmi, SHBA-të emëruan si përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili është duke u angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, duke siguruar pranimin rajonal në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, Kosova në vitet e fundit ka mungesë të njohjeve të reja, madje shumë shtete edhe i kanë tërhequr njohjet e tyre.

Nisur nga kjo duket i nevojshëm emërimi i një të dërguari special nga Amerika, për angazhim diplomatik te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë edhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat