“Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës, akt i shkeljes së sovranitetit”/ Alma Lama ka një mesazh për Qeverinë

Politika

“Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës, akt i shkeljes së sovranitetit”/ Alma Lama ka një mesazh për Qeverinë

Nga: M.L. Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:22
Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës, në Itali Alma Lama, e konsideron të panevojshme një rezolutë tjetër në Kuvendin e Kosovës, për të mos e lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të shtetit.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Lama ka thënë se lidhur me këtë temë nuk ka nevojë për rezoluta, duke qenë se zgjedhjet serbe brenda Kosovës përbëjnë shkelje të sovranitetit, ndërsa qeveria ka mandat për të respektuar kushtetutën.

“Nuk besoj se ka nevojë për rezoluta për sa i përket kësaj teme. Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës siç ka ndodhur më herët është akt i shkeljes së sovraniretit. Qeveria ka mandat të plotë për të zbatuar ligjet dhe Kushtetutën”, është shprehur Lama për gazetën “Bota sot”.

Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, nëpërmjet së cilës i kërkoi Qeverisë ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Kujtojmë se Rezoluta ishte harmonizuar nga katër grupe parlamentare, të pozitës dhe opozitës, Vetëvendosjes, LDK-së, AAK-së, si dhe u mbështet nga grupi i pakicave gjashtë plus.

Kështu ky qëndrim udhëzues i Kuvendit për Qeverinë mori votat e 76 deputëve.

Në njërën nga pikat e rezolutës që u miratua thuhet se "Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës cenon sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, si dhe me normat dhe praktikat ndërkombëtare”.

Një rezolutë apo një qëndrim i prerë i Qeverisë së Kosovës në kundërshtim të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, më 3 prill të këtij viti po konsiderohet i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat