Rreth 3 mijë të infektuar me Covid 19, flet infektologu Hamdi Ramadani – tregon si mund të dalim nga kjo situatë alarmante

Politika

Rreth 3 mijë të infektuar me Covid 19, flet infektologu Hamdi Ramadani – tregon si mund të dalim nga kjo situatë alarmante

Nga: A.Z Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Edhe pse për një kohë të shkurtër filloi rënia e rasteve me Covid-19, në muajt e fundit ka pasur përsëri rritje, me çrast numri i të infekturave ka arritur pothuajse në 3 mijë.

Së fundmi, qeveria aktuale e Kosovës ka miratuar masa të reja të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve me vendimin e ri do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Procesi mësimor do të zhvillohet me prani fizike, po ashtu e ndaluar është edhe veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve.

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot”, infektologu Hamdi Ramadani, në një prononcim për “Bota sot”, deklaron se ditëve të fundit shifrat janë alarmante, andaj sipas tij, efekt të mirë mund të ketë metoda online për punë, si dhe për shkolla, gjë që do të ndikonte në ndaljen e rritjes së numrit të rasteve.

Image
Infektologu Hamdi Ramadani

“Ashtu siç jeni në dijeni vendi ynë që nga viti i ri e këndej, me ardhjen e mërgatës nga vendet tjera, ka më shumë infektime me variantin Omikcron, pas identifikimit të tij këtu, dhe po shënohet rritje e vazhdueshme e numrit. Por, se këto dy ditët e fundit shifrat janë edhe më alarmante, tashmë me mbi 3 mijë raste në ditë. Kjo është situatë shumë e rënduar dhe shqetësuese, shikuar nga ky drejtim edhe organet shtetërore ditë më parë kanë kaluar në masa më rigoroze shtrënguese për ta ndalur këtë valë të madhe me raste pozitive. Por, edhe me numrin e rritur spitalorë që do të vazhdojë, mendoj se metoda online e punës, shkollave, fakulteteve etj, mund të ketë efekt të mirë në ndaljen e numrit dhe rritjes aq ekstreme të rasteve pozitive të Omikron-Covid 19”, thotë ai.

Tutje u shpreh se nga kjo valë e madhe mund të dalim vetëm nëse respektohen masat, gjithashtu edhe qytetarët duhet ta kuptojnë se situata është serioze dhe të vaksinohen.

Ramadani shtoi se barnat e dizajnuara kundër pandemisë nga OBSH, EMA dhe FDA, janë po ashtu në përputhje në luftimin e pandemisë.

“Dhe nëse masat do të respektohen dhe duhet respektuar në mënyrë strikte, atëherë mund të dalim nga kjo valë e madhe e variantit Omikron dhe të ulet sado pak numri i rasteve. Por, shpresoj se edhe qytetarët do të jenë në nivel të përgjegjësisë së tyre që ta kuptojnë se është fjala për pandemi dhe për një situatë serioze për të gjithë, në mbështetje dhe respektim të masave antikovid dhe së dyti me marrje të vaksinës përforcuese në çdo moshë nga 18 vjeç e naltë, që të ndalet dhe të kufizohet kjo valë e madhe e pandemisë, së treti mendoj se administrimi i vaksinës doza-përforcuese dhe po ashtu dhe barnave të dizajnuara kundër pandemisë disa javë më parë të miratuara nga OBSH-ja, CDS-ja, EMA dhe FDA-ja janë në përputhje me luftën për ta ndaluar pandeminë kovid me variant të llojit Omikron dhe tjera variante të mundshme”, shtoi Ramadani.

Më tej ai propozon që këto barna t’i ketë edhe vendi ynë, sepse do të ndikojnë në shërimin e pacientëve.

“Barna këto që duhet edhe vendi ynë t’i siguroj për këtë kohë të rënduar, sepse do të ndikojnë në ulje të rasteve spitalore dhe shërim të pacientëve me një përqindje deri në 90%, qoftë barna të prodhuara nga Pfizer apo ato të prodhuara nga britanezët ose barna të tjera të ngjashme. Por, nuk jam në dijeni se a i ka siguruar këto medikamente të rëndësishme vendi ynë, por kjo ka bërë qe shkenca dhe mjekësia të punojnë, pra dhe sot t’i kemi barnat specifike ndaj pandemisë kovid 19”, përfundon Hamdi Ramdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat