Situata me koronavirus në Han të Elezit, Ballazhi jep detaje: Ja masat që janë marrë

Politika

Situata me koronavirus në Han të Elezit, Ballazhi jep detaje: Ja masat që janë marrë

Nga: A.M. Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:01
Mehmet Ballazhi

Situata me pandeminë Covid-19 në Kosovë ka filluar të përkeqësohet, ku ditëve të fundit numri i të infektuarve ka qenë shumë i lartë.

Së fundi, shkaku i rritjes së infektimeve, qeveria ka vendosur edhe masa të reja.

Kurse, për gazetën “Bota sot”, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi foli për situatën me covid në komunën e tij.

Ballazhi tha se fatkeqësisht viti 2022 nuk i ka gjetur mirë me situatën e pandemisë Covid-19, ku vetëm në muajin janar ka pasur 25 raste pozitive.

“Siç jemi në dijeni të gjithë, fillimi i vitit 2022 nuk po na gjen aspak mirë me pandeminë në nivel shtetëror. Fatkeqësisht, edhe Hani i Elezit është prekur nga ky virus në këtë fillim vit. Gjatë muajit janar janë 25 raste pozitive, por që në momentin e parë që janë shfaqur rastet, janë marrë masat e duhura dhe janë karantinuar të infektuarit, janë hetuar rastet e kontaktit me të infektuarit, dhe po bëhet çmos që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit”, deklaroi ai.

Ndërsa, Ballazhi njoftoi se shkollat janë të dezinfektuar dhe bëri thirrje te qytetarët të vaksinohen.

“Shkollat janë dezinfektuar në vazhdimësi, gjithashtu edhe objektet e tjera. Po ashtu është bërë thirrje e vazhdueshme tek qytetarët që të respektohen rekomandimet e IKSHPK'së dhe MASHT'it dhe është sensibilizuar masa e gjerë për vaksinimin”, përfundoi Mehmet Ballazhi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat