Kosova në NATO, varet nga fati i Ukrainës/Shantazhi serb pengesa kryesore!

Politika

Kosova në NATO, varet nga fati i Ukrainës/Shantazhi serb pengesa kryesore!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 26 janar 2022 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Gjendja e krijuar në Ballkan nga pasiguria e një kërcënimi rus ndaj Ukrainës dhe mundësia për destabilizim të mëtejshëm, në Europën Lindore, dhe në anën tjetër projektet e Serbisë për shkëputjen e Republikës serbe, dhe eventualisht shkëputjen e një pjese të Kosovës, për krijimin e ‘botës serbe’, kanë nxitur studiuesit amerikan të mendojnë se zgjidhja më e mirë për Kosovën është përshpejtimi hyrjes së saj në NATO.

Propozimi është bërë në një raport studimor të kryer nga Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit “John Hopkins” dhe Qendrës “Woodroë Wilson”. Në raportin “Nga kriza në konvergjencë – strategjia për luftën kundër jo stabilitetit në Ballkan në burimin e saj”, i kërkojnë Perëndimit që ta përshpejtojë hyrjen e Kosovës në NATO.

Duke krijuar një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Kosovën, leva që Serbia ka mbi fqinjët e saj dhe mbi SHBA-në dhe BE-në do të zhdukej. Në vend të tij, ekuilibri do t'i lejonte Beogradit dhe Prishtinës të negociojnë zgjidhjen e vetme stabilizuese të mosmarrëveshjes së tyre: njohjen reciproke të bazuar në një Republikë plotësisht sovrane, unitare dhe funksionale të Kosovës, me mbrojtje të plotë për komunitetin serb të Kosovës”, thuhet veç tjerash në raport.

Lidhur me këtë ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se shpërbrërja e ish-Jugosllavisë ka mundësuar edhe zgjerimin e NATO-s, me ç’rast Ukraina ende nuk është pjesë e saj, pasi Rusia e kundërshton këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat