Anëtarësimi i Kosovës në OSBE varet nga dialogu me Serbinë

Politika

Anëtarësimi i Kosovës në OSBE varet nga dialogu me Serbinë

Nga: M.H. Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:30
Michael Carpenter

Ditë më parë diplomati amerikan, Michael Carpenter, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në një deklaratë të javës së kaluar shprehte një keqardhje për faktin që Kosova nuk është anëtare e kësaj organizate dhe që të mund të fliste vetë. Por, po në këtë deklaratë ai ka paralajmëruar anëtarësimin e shpejtë në OSBE.

Mezi presim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate dhe kjo mund të ndodhë”, thuhet në deklaratën e Carpenter.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Islam Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që pranimi i Kosovës në OSBE është shumë afër veçse i duhet një mbështetje e SHBA-ve për të arritur një marrëveshje në dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Islam Krasniqi

Pranimi i Republikës së Kosovës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk besoj se është i largët, mirëpo na duhet vetëm mbështetja e SHBA-ve, të cilët janë edhe një lloj çelësi për ne, duke e ditur se tani çdo proces i Republikës së Kosovës po varet edhe nga të arriturat në dialog”, thotë analisti.

Ai në fund thotë se anëtarësimi i Kosovës në OSBE varet shumë nga dialogu me Serbinë, mirëpo që me Biden urojmë që do të hapen dyert në bashkësinë ndërkombëtare.

Andaj anëtarësimi i Republikës së Kosovës varet krejt nga dialogu Kosovë-Serbi, e që po besojmë se Presidenca e Biden-it do ta mbyllë procesin e dialogut me njohje reciproke, e që edhe për Republikën e Kosovës do të hapen dyert drejt OKB-së apo bashkësisë ndërkombëtare”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat