Ky është “presidenti kukull” që kryeministri Rama po synon ta ketë në krah – analistët i zbulojnë prapavijën!

Politika

Ky është “presidenti kukull” që kryeministri Rama po synon ta ketë në krah – analistët i zbulojnë prapavijën!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 27 janar 2022 Në ora: 22:55
Ilir Meta dhe Edi Rama

Disa ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nxiti debat duke shpalosur idenë se Shqipëria mund ta ketë një kryetar shteti, që vjen nga ‘territori shpirtëror i Kombit tonë’, dikush që mund të jetë jashtë kufijve të Shqipërisë londineze.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se në harkun kohor të këtyre zhvillimeve, në muajin prill duhet ta zgjedhin Presidentin e Republikës dhe se do ta zgjedhë ky Grup parlamentar në radhë të parë.

Kryeministri Rama shtoi se, e kanë përgjegjësinë e madhe qytetare, politike dhe kushtetuese që t’i japin popullit shqiptar në krye të shtetit një njeri normal në radhë të parë, një kryetar apo kryetare shteti që t’i kthejë normalitetin njerëzor, moral dhe institucional zyrës së Presidentit të Republikës.

Rama nuk e përjashtoi mundësinë e një zgjedhje të presidentit nga diaspora.

“Nuk do të bjerë nga qielli, me siguri do gjendet mes nesh këtu, në mes nesh në territorin e Republikës së Shqipërisë apo në territorin shpirtëror të Kombit tonë, sepse mund të jetë edhe jashtë Republikës së Shqipërisë, por e kemi detyrim që t’i japim asaj zyre mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal, një qytetar normal, një figurë moralisht dhe profesionalisht normale”, u shpreh Rama.

Meta i kundërpërgjigjet Ramës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat