Sulmet e disa portaleve ndaj familjes së presidentes/ Krasniqi: Etikë e ulët

Politika

Sulmet e disa portaleve ndaj familjes së presidentes/ Krasniqi: Etikë e ulët

Nga: A.SH Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 20:23
Vjosa Osmani

Para disa ditëve bashkëshorti i preidentes Vjosa Osmani u gjendë para mediave, për një shkrim të tij në rrjete sociale, ku i kishte quajtur mediat “ndërmarrje kriminale”.

Ai një gjë të tillë e kishte mohuar duke thënë madje se disa media e kanë devijuar qëllimshëm shkrimin e tij.

Analisti Islam Krasniqi, në një përgjigje për “Bota sot” thotë se, mediat po bëjnë gabim që po merren me familjen e Presidentes, derisa po tregohet jo etike nga ana e portaleve, të cilat po shkruajnë gjëra të pakuptimta.

“Është gabim shumë i madh që mediat të merren me familjen e Presidentes, kjo tregon një etik të ulët nga ato portale, të cilat shkruajnë gjëra të pakuptimta vetëm për të mbushur një rubrikë në portalin e tyre, e siç thotë një fjalë popullore “s’ka çka i bën samarit, dhe e godet gomarin”, shprehet ai.

Ai këtë e sheh si një luftë të hapur ndaj presidentes nga disa portale, të cilat ju kanë shërbyer pushteteve.

“Kjo është një luftë e hapur ndaj Presidentes nga disa portale që ju kanë shërbyer pushteteve dhe tani ato burime të financimit ju kanë ndërprerë dhe përmes publikimeve të tyre e shprehin mllefin ndaj Presidentes siç ishte rasti para ca ditëve me publikimin fyes apo edhe kërcënues ndaj saj, nga disa portale me nam, apo edhe nga ato që paguhen nga taksat e qytetarëve”, thotë ai.

Në fund Krasniqi thotë që edhe mediat duhet ta kenë etikën e tyre për të mos dëmtuar demokracinë.

“Edhe mediat duhet të kenë një etik, duhet besa edhe një kontroll apo mbikëqyrje sepse liria e tepërt është e dëmshme për të gjithë sepse ajo shkatërron demokracinë dhe shtetin!”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat