“Dora” e Putinit në veri – Serbia me simbolet pro-ruse synon të nxit konflikt në Kosovë

Politika

“Dora” e Putinit në veri – Serbia me simbolet pro-ruse synon të nxit konflikt në Kosovë

Arife Morina Nga Arife Morina Më 14 mars 2022 Në ora: 08:58
Putin

Lufta në Ukrainë po vazhdon, derisa Rusia nuk po heqë dorë nga pushtimi, dhe po vazhdon me sulme ushtarake, bombardime, shkatërrime, vrasjë të civilëve, dhe të fëmijëve.

Konflikti Rusi-Ukrainë nuk po shkakton pasoja vetëm tek dyja shtetet në fjalë, por pasoja dhe paralajmërime kërcënuese po bëhen edhe për shumë shtete evropiane.

Derisa, të gjitha shtetet e Evropës kanë kundërshtuar agresionin rus mbi Ukrainën dhe qytetarët e saj, i vetmi shtetet që ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë është Serbia.

Shteti serb jo vetëm që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por shpeshherë edhe ka promovuar figurën e diktatorit rus, Vladimir Putin.

Krahas kësaj, vlerësohet se përshkallëzimi i luftës Ukrainë-Rusi mund të shkaktojë përhapje të luftës në Gjeorgji, Moldavi dhe në Ballkanin Perëndimor. Duke shkaktuar konflikt në Ballkanin Perëndimor mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në krijimin e një konflikti të ri Kosovë-Serbi. Serbia sipas shumë ekspertëve e ka një plan të gatshëm për të ndërhyrë në veri, dhe se për ta realizuar atë skenar ajo, po pret momentin e përshtatshëm të rrjedhës së ngjarjeve në Ukrainë dhe përtej saj.

Madje, gjatë ditë se shtunë, në komunat veriore të Kosovës janë shkruar grafite pro ruse me shkronjën "Z", e cila është kthyer në simbol të forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.

Burimet e medias vendore kanë bërë të ditur se këto grafite janë shënuar nga aktivistë të Listës “Srpska”.

Ky veprim është vazhdimësi e veprimeve të strukturave serbe me qëllim të destabilizimit të situatës së sigurisë.

Tani pak para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit, pritet të rriten provokimet dhe kërcënimet nga Serbia.

Ekspertët e sigurisë për gazetën “Bota sot” komentuan provokimet me simbolet ruse dhe ndikimin e tyre në situatën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat