Analisti komenton gjuhën e Abdixhikut: Fjalori i tij nuk ka qenë kurrë në diskursin politikë të Ibrahim Rugovës"

Politika

Analisti komenton gjuhën e Abdixhikut: Fjalori i tij nuk ka qenë kurrë në diskursin politikë të Ibrahim Rugovës"

Nga: H.O. Më: 16 mars 2022 Në ora: 10:34
Lumir Abdixhiku, Isa Mustafa

Duke u lidhur me debatet në Kuvendin e Kosovës që bëhen thuajse në ҫdo seancë të tij, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi, thotë se është shndërruar në ‘klub cirku’.

“Disa herë e kam thënë në shkrime se Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë i shtetit është shndërruar më shumë në “Klub Cirku”, se sa në një vend ku merren vendime të rëndësishme për shtetin. Po, ia që kështu vijnë punët kur shumë kush erdhi në pushtet pa meritë, erdh në bazë të lidhjeve familjare e partiake. Erdhën në pushtet tyrlifarë analfabeti potencial politik”, thotë ai.

Ai thotë më tutje se, gjuha denigruese që po përdorët në kuvend, gjuha prej rrugaqëve, qetë në sipërfaqe edhe nivelin e ulët të edukimit dhe të civilizimit.

“Po dalin krejt jashtë temave për ҫka edhe thirren tubimet e Kuvendit, duke u marrë me gjëra sporadike, që fare nuk kanë të bëjnë më interesimin e qytetarëve. Nuk mund të themi së kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk është njeri i arsimuar, por që duket i arsimuar për së mbrapshti. Fjalori i tij sot në Kuvend, duke iu drejtuar kryeministrit Kurti me, “Lidhe zëvëndës kryeministrin” pas një replike me të, e zbret Abdxhikun në nivel shumë të ultë intelektual”, vlerëson ai.

Mulliqi thotë se kush do të ishte tjetër opozitarë apo pushtetarë nuk i lejohet më asnjë norme njerëzore dhe morale një paraqitje e tillë.

“Lumir Abdixhiku, mos për asgjë tjetër, duhet të respekton pozitën shoqërore dhe politike të zëvëndëskryeministrit, e jo të përdorë një fjalorë të tillë, që nuk ka qenë kurrë në diskursin politike të LDK-së, të Ibrahim Rugovës. Të politikanët e menҫur gjithmonë mbizotëron urtësia politike dhe mbizotëron arsya. Këto tipare të një burrshtetasi të madh, i kishte presidenti i parë i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova. Institucionet e shtetit nuk mbahen dhe as nuk ndërtohen më qëndrime të tilla. Zaten kështu si i patëm shumë kuvendarë, por edhe njerëz të tjerë në poste të larta qeveritare për 20 vite,  për ata edhe i kemi punët keq politikisht dhe ekonomikisht, më varfëri të madhe. Abdixhiku, është ish pion i Isa Mustafës, që kurrë nuk kanë qenë në LDK dhe as me LDK-në, dhe për atë ky sillet në mënyrë të papërgjegjshme në Kuvend”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat