Eksperti i sigurisë paralajmëron Kosovën pas pjesëmarrjes së zyrtarëve policiorë në samitin e Vuçiqit

Politika

Eksperti i sigurisë paralajmëron Kosovën pas pjesëmarrjes së zyrtarëve policiorë në samitin e Vuçiqit

Nga: M.H. Më: 30 mars 2022 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Një nga ngjarjet që kohëve të fundit mori vëmendjen është pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në samitin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq më 22 mars, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, mbajti një takim ku të ftuar ishin edhe zyrtarë serb drejtues në institucione të Kosovës, përkatësisht gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe të Policisë së Kosovës.

Të njejtit morën pjesë në këtë samit, ndaj të cilëve u morën masa për suspendim.

Në lidhje me këtë temë ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se Ligji për Policinë e Kosovës tregon në mënyrë të qartë që nuk lejohet pjesëmarrja e tyre në manifestime politike vetëm nëse kanë ndonjë plan operativ.

Image
Drizan Shala

Në ligjin për Policinë e Kosovës është e specifikuar mirë se asnjë pjesëtar i PK-së, nuk mund të marr pjesë në manifestime politike vetëm nëse ka urdhnesë për një plan operativ për të siguruar mbarëvajtjen e atij manifestimi”, u shpreh ai.

Shala e sheh si korrekt, por edhe të vonuar veprimin e IPK-së, pasi sipas tij duhet të hetohen edhe veprimet e tjera të këtyre zyrtarëve, të cilët mund të jenë pjesëmarrës në shkaktimin e rrjedhjes së informacioneve zyrtare.

Veprimi nga ana e IPK-së është një veprim korrekt dhe i vonuar sepse duhet të hetohen edhe veprimet tjera të këtyre zyrtarëve se mos ka pasur rrjedhje të informacioneve zyrtare dhe që kanë mundur të komprometojnë veprimet policore në luftimin e krimit”, thotë Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat