Kosova dhe Ukraina: E përbashkëta e krimeve të llahtarshme ruso-serbe kundër njerëzimit/ Evropë hapi sytë!

Politika

Kosova dhe Ukraina: E përbashkëta e krimeve të llahtarshme ruso-serbe kundër njerëzimit/ Evropë hapi sytë!

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 5 prill 2022 Në ora: 16:49
Krimi në Bucha 2022

Skenat tronditëse nga qyteti Bucha e Ukrainës kanë shokuar botën mbarë.

Krimet e llahtarshme të ushtrisë ruse ndaj popullit të pafajshëm ukrainas po na kthejnë vite prapa.

Pikërisht gjatë këtyre ditëve po përkujtohen masakrat serbe ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës.

Tash, kur e gjithë bota solidarizohet me Bucha-n e Ukrainës, Kosova kujton 23 vjetorin e masakrës së Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Po ashtu, me dhimbje përkujtohen edhe qindra masakra tjera ndaj civilëve të pfajshëm gjatë luftës në Kosovë.

Natyrisht, se familjet e martirëve dhe dëshmorëve e përjetojnë rëndë atë që e dëgjojnë dhe e shohin në lajmet që vijnë nga Ukraina e pushtuar tash e një muaj.

Kosova ende nuk ka ngritur padi kundër Serbisë për krime lufte, ndërsa serbët e dënuar nga misionet e ndryshme ndërkombëtare dhe nga Gjykatat vendore janë të paktë.

Kjo është vërtetë e dhimbshme, e dhimbja shtohet kur shohim se si Serbia vazhdon të jetë e “përkëdhelura e BE-së”.

Askush nuk kujtohet t`i kërkojë llogari Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Në vend të kësaj pasardhësit e Millosheviçit marrin mbështetje sikurse të ishin viktima dhe jo agresorë.

Këta pasardhës nuk i vendosen sanksione Rusisë si shumica e vendeve të botës.

Krimin që është dënuar nga 141 vende të botës, Serbia e përkrah, sepse është po aq kriminale sa Rusia në krye me Putinin.

Pra, një Tribunal për krime lufte që po flitet se mund të krijohet për gjykimin e Putinit, do të duhej të bëhej edhe për gjykimin e kriminelëve serbë për krimet makabre në Kosovë.

Ky momentum do të duhej t`ia hapte sytë Evropës për qasjen e saj të padrejtë ndaj Kosovës.

Për vite me radhë Kosova është trajtuar si “delja e zezë” nga vendet e Bashkimit Evropian. Asaj i është mohuar e një nga të drejtat elementare të njeriut siç është lëvizja e lirë. Nga ana tjetër, Serbia e ka këtë të drejtë dhe kjo quhet padrejtësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat