Ka gjasa që Serbia të provokojë konflikt me pretekstin për të mbrojtur serbët

Politika

Ka gjasa që Serbia të provokojë konflikt me pretekstin për të mbrojtur serbët

Nga: A.Z Më: 6 prill 2022 Në ora: 18:46
Kurti dhe Vuçiq

Kryeministri, Albin Kurti, është pyetur nëse ka frikë se Kosova rrezikohet nga ndonjë konflikt nga pala serbe, ngjashëm siç ndodhi me Ukrainën nga pala ruse, pas kërkesës për t’u anëtarësuar në NATO.

Kryeministri Kurti u shpreh se nuk ndjehet i frikësuar, megjithatë thotë se për një situatë të atillë të mundshme duhet të tregohet i kujdesshëm.

Po a është Kosova e rrezikuar nga ndonjë konflikt, përpjekje për pushtim të veriut të vendit?

Lidhur me atë se sa është e rrezikuar Kosova nga ndonjë inkursion serb, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, deklaron se Serbisë nuk mund t’i besohet, por prania ushtarake e SHBA-ve këtu, e bënë të pamundur këtë qëllim të Beogradit.

Tutje Mehmeti thekson se duhet të kemi kujdes më shumë, sepse Serbia mund të bëjë konflikte për t’i mbrojtur serbët.

Image
Faton Mehmeti

“Sigurisht se duhet të jemi të kujdesshëm, kurrë nuk i besohet Serbisë. Nëse gjen vetëm pak hapësirë, Serbia sulmon, mirëpo vigjilenca dhe forca e SHBA-së këtu ia bën të pamundur një gjë të tillë. Nëse një ditë largohet SHBA-ja nga këtu, gjë që nuk e besoj, Serbia do të synojë pushtimin e tërësishëm të Kosovës, derisa në veri ka gjasa të krijojë konflikte për të gjetur pretekst gjoja për të mbrojtur serbët atje. Në këtë drejtim kujdesi duhet të jetë i madh, si dhe duhet të forcohet edhe më shumë FSK-ja, e cila edhe duhet ta rris numrin e ushtarëve”, thekson Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat