Çfarë po i shkakton kosto të lartë Putinit?

Politika

Çfarë po i shkakton kosto të lartë Putinit?

Nga: A.M. Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:17
Vladimir Putin

Tashmë lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë.

Po raportohet se forcat e Rusisë është dobësuar dukshëm.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Rusisë nuk i kanë dalë planet për pushtimin e Ukrainës.

“Shtabi i përgjithshëm i forcave ruse deklaroi fillimisht se Ukrainën do ta pushtoi lehtë, pa ndonjë mundim të madh, por nuk i doli ashtu, u gënjye. U bënë një muaj nga sulmi i Rusisë për ta pushtuar Ukrainën, por përparimi rus në frontin e luftës po ecë ngadalë, me shumë vështirësi, nuk i dolën planet ashtu siç i kishte paramenduar, sepse në Ukrainë hasi në rezistencë të papritur”, ka thënë ai.

Po ashtu, profesori ka shtuar se presidenti i Ukrainës doli haptas së bashku me ushtrinë e tij në frontin e luftës.

“Pikë së pari, falë presidentit të Ukrainës, Zelensky i zgjedhur në mënyrë demokratike, me ndjenja dhe aspirate kah bota e lirë, bota demokratike perëndimore, e frymëzoi popullin Ukrainas për qëndresën, që ta mbrojnë lirin dhe demokracinë e arritur, duke mos ndjetë vetë nëpër kancelarit dhe duke u fshehë nëpër bunkerë dhe birucave. Por, doli haptas së bashku me ushtrinë e tij në fontin e luftës, krah për krah me ushtrinë për mbrojtjen e atdheut nga fashizmi rusomadh i Putinit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Maxharraj, ka folur edhe për qëndrimet e ndërkombëtarëve karshi luftës në Ukrainë.

“Falë edhe qëndresës dhe unifikimit të faktorit të jashtëm ndërkombëtar perëndimor që nga Berlini e deri në Uashington që të mobilizohen në kundërshtimin permanent të pushtimit rus, Ukrainës duke i venë sanksione të ashpra në çdo segment, por edhe duke e ndihmuar me armë më të sofistikuar. Sanksionet e rënda dhe izolimi diplomatik po i shkaktojnë kosto të mëdha qeverisë ruse dhe Putinit, por edhe qytetarëve ruse”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat