Zgjedhja e kryeprokurorit të ri/ Juristi thotë se duhet të respektohet pavarësia e KPK-së

Politika

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri/ Juristi thotë se duhet të respektohet pavarësia e KPK-së

Nga: A.SH Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një ditë më parë është zgjedhur Kryeprokurori i Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn.

Ndërkombëtarët kanë kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës për procedurën e përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të Shtetit.

Ishte përfaqësuesi i BE-së, Tomas Szunyog, i cili tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk i ka respektuar rregullat që ky proces të ishte fer dhe transparent.

“Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të siguruar një përzgjedhje fer, transparente dhe të bazuar në merita, të kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin duke mos i respektuar këto parime. I befasuar dhe i zhgënjyer me veprimet e KPK-së”.

Reagim për këtë kishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili deklaroi se kjo nuk është mënyra e “duhur për të ecur përpara”.

Por, një reagim e kishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili ka kritikuar këtë proces duke thënë se i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e Panelit Shqyrtues nuk përmbushin këtë standard.

"Fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e Panelit Shqyrtues nuk përmbushin këtë standard. SHBA-ja nuk ka pasur një kandidat të preferuar dhe as nuk kemi paragjykuar kualifikimet individuale të kandidatëve".

Jurusti Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se vërejtje ka në këtë proces por që duhet të precizohet çka u shkelë në procedurën zgjedhore.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet nga vendorët, vërejtje ka, gjithashtu ka edhe pakënaqësi për procedurën zgjedhore, duhet të respektohen rregullat, vërejtje ka edhe shoqëria civile, tash duhet të precizohet çka u shkel në procedurën zgjedhore, kjo çështje në fund është e KPK-së, ai është institucion i pavarur”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky institucion duhet të veprojë i pavarur dhe të mos ndikohet nga jashtë.

“Pra. nuk mund të ketë ndërhyrje, ata vet si KPK duhet të merren me këtë temë. Nuk duhet të politizohet KPK apo sensibilizim që mund të dëmtojë këtë institucion të pavarur, po të ishte në krizë e të kërkojë ndihmë atëherë do të ishte ndryshe kështu si është, është e pamundshme nga jashtë të ndikohet. Pra, mendoj se KPK vet do të veproj sipas kutit të saj dhe interesave që ka”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat