Tërnava: Kina po bëhet shteti mik i radhës për Serbinë

Politika

Tërnava: Kina po bëhet shteti mik i radhës për Serbinë

Nga: M.H. Më: 13 prill 2022 Në ora: 14:20
Hajrullah Tërnava

Një nga temat më të përfolura kohëve të fundit, është armatosja e Serbisë me armë nga shteti i Kinës.

Ky veprim i radhës i Serbisë padyshim që ngjalli reagime të mëdha, duke e parë si kërcënim të radhës për Kosovën.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.

Ndërsa, të dielën besohet se erdhën edhe gjashtë aeroplanë të tjerë, duke kaluar mbi të paktën hapësirën ajrore të dy shteteve të NATO-s, të Turqisë dhe Bullgarisë.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që situata është konfliktuoze pasi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po zhvillohet shpejt.

Politikat ndërkombëtare tani që po zhvillohen në këtë situatë konfliktuoze e sidomos të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, janë shqetësuese për të gjithë rajonin dhe popullin e botës, sepse kjo luftë shpejt mund të përhapet edhe në shtetet tjera të botës, dhe të merr përmasat e një lufte, të tretë botërore. Meqë e tërë bota demokratike në krye me Amerikën dhe NATO-në, janë në përkrahje të luftës së Ukrainës, e që po zgjatë mbi një muaj e tepër, tani në këtë kohë shtete të ndryshme bëjnë kalkulime dhe ndoshta edhe tregti të armatimit luftarak të nevojshëm edhe për luftën në fjalë, edhe që është vështirë të supozohen llojet e atij armatimi dhe dedikimit të tyre në këtë kohë, kur po ka dyshime se çfarë po transportojnë aeroplanët ushtarak kinez në Serbi. Meqë kjo luftë sikur e shpjegova se i ka paqartësitë e saj, e që Serbia mund të blejë qoftë edhe armatime ushtarake për nevoja të tyre, të llojeve çfarë i nevojiten shtetit serbë”, thotë ai.

Eksperti i sigurisë shton që Serbia, e cila është në përkrahje të luftës së Rusisë, është e mundur që Kina ta furnizojë Serbinë me atë lloj të armatimit.

Sipas vlerësimeve të tyre për çfarë janë të interesuar, dhe gjithsesi se me vetë faktin e armatosjes së vetë Serbisë, ky shkak gjithnjë është i rrezikshëm dhe shqetësues për Kosovën, dhe pse jo edhe për Ballkanin. Edhe që Serbia është në përkrahje të luftës së Rusisë, është e mundur që Kina ta furnizojë Serbinë me atë lloj të armatimit që ka nevojë Rusia, dhe Serbia mund t’ia transportojë në forma të ndryshme Rusisë këtë lloj të armatimit. Meqë shumë pak shtete qëndrojnë në përkrahjen e luftës të Rusisë ndaj Ukrainës, megjithatë Kina asnjëherë nuk është shprehur kundër luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, prandaj ky qëndrim i Kinës megjithatë na jep të dyshojmë se mund të jetë në përkrahje me armatimin apo teknika luftarake për Rusinë, e pse jo edhe në përkrahje të Serbisë”, thotë eksperti i sigurisë.

Në fund, Tërnava thekson që ndihmat që janë bërë nga shtetet ndaj Ukrainës dhe Rusisë do të vlerësohen në të ardhmen.

Në këtë situatë të luftërave sikur në këto raste tani, është e kuptueshme se për të gjitha mënyrat e nevojshme të luftërave përdoren taktika të ndryshme të shkathëta që ia arrijnë qëllimit në këto situata, prandaj ato shtete që sakrifikojnë t’iu qëndrojnë në ndihmë shteteve në fjalë, pavarësisht për cilin shtet bëhet fjala, kur është në pyetje Rusia apo Ukraina, kontributi i tyre do të vlerësohet në të ardhme shumë nga vet ai shtet që ngadhënjen në këtë luftë”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat