Plani që po kurdiset nga Rama/ Këta janë politikanët nga Kosova që po përdoren për interesat e Serbisë!

Politika

Plani që po kurdiset nga Rama/ Këta janë politikanët nga Kosova që po përdoren për interesat e Serbisë!

Nga: M.H. Më: 16 prill 2022 Në ora: 22:34
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Që nga qeverisja e Kurtit në vendin tonë, opozita nuk ka arritur ende të këndellet për të pranuar që tashmë LVV është në qeverisje.

Opozita me kritika të saj po vazhon çdo ditë e më shumë, duke i përmendur gjërat që në fakt ajo tashmë e 20 vite ka mundur të i përmisoj.

Në lidhje me veprimet e vazhdueshme që opozita po bënë për të kritikuar pozitën, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, thotë që opozita është jo konstruktive dhe po kërkon ndihmë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas analistit takimet e njëpasnjëshme të opozitës me Ramën, tregojnë që të gjith po kurdisin diçka për të mposhtur kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Image
Binak Maxharraj

Opozita e mësuar për dy dekada me shijimin e shtetit asesi nuk po mund të gjendet në opozitë.Kjo opozitë është bërë si e qartur, janë bërë si bishat e malit,janë ç’orijentuar tërësisht,nuk din të bëjnë opozitë konstruktive të mençur me ide,plane dhe progame siç i ka hije opozitës. Opozita jo konstruktive ka mbetë si e pa kokë dhe për dështimin e saj besoi po kërkon ndihmë nga jashtë, pra hiq me larg se sa të miqtë e Vuçiqit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili edhe ashtu e ka bërë rrëmujë dhe llugë jetën politike në Shqipëri. Por,si për çudi këto ditët e fundit liderët e partive politike të Kosovës sikur po presin në radhë se cili i pari do të shkojë për vizitë te kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.Kështu këto ditë atë i pari e vizitoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pastaj si për çudi nuk shkojë fortë gjatë shkoj edhe kryetari i LDK Lumir Abdixhiku pastaj edhe kryetari i AAK Ramush Haradinaj i cili siç po duket i lëshuan sakicat që dikur raportet midis tyre ishin aq të acaruara sa qe përfundonin në sharje,fyerje dhe ofendime e deri te paditja në Gjykatë e Ramushit nga ana e Edi Ramës”, u shpreh ai.

Analisti më tej shton se kryeminstri Edi Rama të gjitha këto vizita të liderëve partiak i përdor për nevojat e veta, së pari që opozita e në veçanti Lumir Addixhiku t’i ndryshojnë mendimet e tyre rreth planeve të tij me Serbinë e sidomos për t’i bindë se “Ballkani i Hapur”.

Por,atje nuk shkuan edhe udhëheqësit e shtetit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti të cilët për shkak konstruktivitetit të tyre rreth kritikave dhe bashkëpunimit të Edi Ramës me çetnikët e Beogradit në krye me Aleksandër Vuçiqin që dikur prenin dhe grinin shqiptarë të Kosovës.Vjosa dhe Albini kanë aq dije dhe meçuri saqë nuk i bien në gjunjtë e Edi Ramës siç vepruan liderët e opozitës, pa një kërkim falje dhe heqje dorë bashkëpunimi të tij me çetnikët e Serbisë rreth planeve për Kosovën.

Opozita, por në veçanti Lumir Abdixhiku nuk kanë ide se si ta mposhtinë Albin Kurtin, ata merren me kritika destruktive pa ndonjë reformë të brendshme në partitë e tyre të cilat kanë mbetë të ngurta. Por,do si do kryeminstri Edi Rama si një zhbirues që është këto vizita të liderëve partiak i përdor për nevojat e veta së pari që opozita e në veçanti Lumir Addixhiku t’i ndryshojnë mendimet e tyre rreth planeve të tij me Serbinë e sidomos për t’i bindë se “Ballkani i Hapur” është në të mire të Kosovës,anipse Edi Rama e din fare mirë se kjo nuk është e vërtëtë sepse “Ballkani i Hpur” është një projekt serbomadh, hegjemonist i cili ka për qëllim gllabërimin e vendëve të Ballkanit Perëndimor,por “plaçkitjën” e resursve të tyre dhe varfërimin deri në kanosje. Ky është qëllimi i Edi Ramës që i mashtron liderët shqiptarë të Kosovës në interesat e Serbisë”, thotë Maxharraj.

Në fund, ai vjen me një kërkesë Abdixhikun në veçanti, duke i kërkuar të largohet nga Rama pasi mund të shkatërrohet LDK.

Pra, ndalu Lumir Abdixhiku,ku po shkon për ku je nis? Rruga për te Edi Rama të dërgon edhe te Vuçiqi, sepse të jesh argat i Edi Ramës në këto kohë të vështira kur ai përqafohet ngrohtësisht me Vuçiqin pa të cilin po duket as frymë nuk guxon të merr, të dërgon drejt Serbisë. Pra, ndalu Lumir ktheju partisë sepse brenda saj i ka punët të përziera nga te gjitha anët po të godasin me shigjeta klani mafioz i cili edhe e shkatërroi LDK në krye me Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Velin dhe Skënder Hysenit. Pra ata me të cilët që fillim nuk i qërove hesapet por i le të zhagiten edhe më tutje në LDK por tash janë bërë opozitë e LDK të cilët me shumë e shajnë dhe e dinigrojnë LDK”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat