“Përfundimi i luftës do të jetë fundi i Putinit dhe dobësimi perandorisë ruse”

Politika

“Përfundimi i luftës do të jetë fundi i Putinit dhe dobësimi perandorisë ruse”

Nga: M.H. Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:30
Ukrainë

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë një parahistori, që arrin deri në Mesjetë.

Të dy vendet kanë rrënjë të përbashkëta në shtetin sllavo-lindor Perandoria Kiev, ndaj presidenti i Rusisë Valdimir Putin sot preferon të bëjë fjalë për “një popull”.

Këto rrethana kanë arritur të sjellin edhe luftën tashmë afër dy muaj, që po arrin të sjellë vdekje të mëdha në Ukrainë.

Rusia po vazhdon sulmet e mëdha ndaj Ukrainës duke mos kursyer as civilët.

E në lidhje me fundin që pritet të ketë kjo luftë dhe nëse është parashikuar të zgjasë kaq shumë, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur analisti nga Amerika, Ramzan Bekteshi.

Ai u shpreh se skeptik për një luftë të mundshme kanë qenë BE mirëpo edhe vet Zelensky, të vetmit që i dhanë rëndësi paralajmërimëve ishte Amerika.

Parashikimi ironikisht është bërë me skepticizëm, as BE-ja s’ishte e bindur që koka e diktatorit Putin mund të sulmonte një vend sovran pa asnjë arsye të vetme, as vetë Zelensky nuk ishte i bindur, bilës disa herë ai ua tërhoqi vërejtjen amerikanëve që mos të shkaktojnë panik në Ukrainë me deklarata për invadim. Pra të vetmit që e thanë realitetin ishin agjencitë inteligjente amerikane që tregonin një realitet të hidhur, por, BE-ja s’deshi të dëgjoj as kur Rusia vendosi mbi 160.000 trupa rreth Ukrainës”, u shpreh ai.

Analisti tutje thotë që Evropa edhe bota u vonuan edhe kur ndodhi aneksimi i Krimesë duke shtuar që ky hezitim ka sjellur këtë gjendje të tanishme nga Putini.

Evropa dhe bota u vonuan po ashtu edhe kur ndodhi aneksimi i Krimese, zaten ky hezitim e inkurajoi diktatorin Putin për këtë aventurë të përgjakshme, duke shkaktuar krime ndaj civilëve dhe duke e kanosur botën me një lufte të re, që s’i dihet as fundi, as pasojat”, potencoi analisti.

Fundi i luftës mbetet me shumë të panjohura, por fundi i fundit të saj është edhe fundi i Putinit, nënvizoi ai.

Pra, Shtetet e Bashkuara kishin marrë informata nga inteligjenca e tyre se “Rusia ka krijuar një plan për të organizuar një sulm të rremë, i cili do të shërbente si justifikim për një pushtim të Ukrainës”, sipas Departamentit të Shtetit dhe zyrtarëve amerikanë të cituar në raportet e lajmeve më 3 shkurt. Fundi i luftës mbetet me shumë të panjohura, por fundi i fundit të saj është edhe fundi i Putinit dhe dobësimi perandorisë ruse”, përfundoi Bekteshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat