Sulmet ndaj Policisë së Kosovës/ Avdyli: Shpërfaqin fytyrën e vërtetë të mendësisë ruso-serbe

Politika

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës/ Avdyli: Shpërfaqin fytyrën e vërtetë të mendësisë ruso-serbe

Nga: A.SH Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:44
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën, 26 prill, se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut.

Dhe, kjo nuk është hera e aprë që ndodh një sulm i tillë ndaj Policisë së Kosovës.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Deputeti nga radhët e “Guxo” Haxhi Avdyli gjatë një interviste për “Bota sot” ka folur për sulmet që po bëhen ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit nga serbët.

Sipas tij, me këto sulme po mundohen ta tensionojnë situatën dhe po shpërfaqin fytyrën e vërtetë të mendësisë ruso-serbe.

“Serbia artificialisht po mundohet ta tensionojë situatën në Kosovë. Provokimet e personave të paidentifikuar nga Serbia, shpërfaqin fytyrën e vërtetë të mendësisë ruso-serbe, e të raporteve me fqinjët. Por, Kosova ka institucionet e saj dhe në bashkëpunim me aleatët po reagon me qetësi dhe seriozitetin e duhur ndaj çdo provokimi”, ka nënvizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat