Putini përmendi përsëri Kosovën/ Juristi tregon pse presidentit rus po i shërben propaganda kundër shtetit tonë

Politika

Putini përmendi përsëri Kosovën/ Juristi tregon pse presidentit rus po i shërben propaganda kundër shtetit tonë

Nga: A.SH Më: 27 prill 2022 Në ora: 16:52
Foto gjatë takimi të Guterres me Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit me sekretarin përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka përdorur edhe një herë pavarësinë e Kosovës, duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.

“Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. E kujtoj mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se, ‘zbatimi i të drejtës për vetëvendosje për territorin e secilit vend dhe nuk duhet të kërkojë leje për ta deklaruar sovranitetin nga ai vend’. Kjo është e shkruar në relacion me Kosovën dhe ky vendim është përkrahur nga të gjithë. Nëse është kështu, atëherë Republika e Donbasit dhe ajo e Doneskut kanë të njëjtat të drejta duke mos zbatuar autoritetin qendror në Kiev për ta deklaruar sovranitetin, pasi që precdenti ekziston”, ka thënë Putin gjatë këtij takim.

Lidhur më këtë profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se ky krahasim nuk është real.

Kjo pasi sipas tij, në luftën speciale që po e bënë Putini kundër të gjithëve në Evropë, po i shërben shumë propaganda kundër Kosovës.

“Pushtimet dhe agresionin rus ndaj Ukrainës po e arsyeton me të paqenurit e faktit, lidhur me Kosovën. Në takim me Guteres, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në Moskë, pushtimin agresiv dhe dhunën gjenocidiale e mbështeti dhe e krahasoi me intervenim e NATO-së në vitin 1999 dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Të dy këto aksione i quajti si "aksione kundër parimeve bazike të OKB-se mbi lirinë dhe pavarësinë e shteteve dhe të popujve". Një krahasim i tillë nuk është real. Ai nuk i përgjigjet gjendjes aktuale dhe është pikërisht kundër çdo norme ndërkombëtare mbi lirinë dhe pavarësinë e popujve”, ka thënë ai.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Profesori përmend edhe faktet dhe dallimet mes një krahsimi të tillë.

Konkretisht: 1. Kosova ishte gjatë ekzistencës së Jugosllavisë një subjekt konstituitiv i Federatës, si gjashtë Republikat perberese te shtetit. 2. Njësit e shpallura në shtete të pavarura, si Krime që e pushtoi me forcë, ashtu Dontesk dhe Lohan, kurrë nuk ishin njësi konstituive të BRS të Rusisë. Ato ishin pjesë e Ukrainës. 3. Kosova u gjend në vitin 1998 dhe 1999 para një situate, ku populli vendas, shqiptarët ndiqeshin për të zhdukur si komb. U dëbuan mbi 1 milionë shqiptar dhe ishin duke u masakruar mijëra të tjerë. 4. Kosova e fitoi pozitën e subjektit juridiko-politik e shtetëror të pavarur me Rezolutën 1244. Mbi ato norma u ndërtua shteti dhe bë mënyrë pikëmbështetëse dhe e shpalli pavarësinë në vitin 2008. 5. Gjatë historisë ishte Kosova subjekt konstituitiv edhe i shteteve tjera pushtuese. Në Perandorinë Osmane ishte Vilajeti i Kosovës, një formë më e lartë e organizimit shtetëror brenda kësaj perandorie. Edhe nën sundimin serbo-jugosllav ishte subjekt formues. Në LDB ishte subjekt i pavarur nën organizimet e LNC. 6. Populli i Kosovës është mbi 90% i përkatësisë nacionale shqiptare. Ndërsa në Krime, ne Doteskit dhe në Lohaks janë nën 50% rusë. Të tjerët janë ukrainas. 7. Fashizmi serbomadh në Kosovë kundër shqiptarëve ishte dhe është i njejtë me fashizmin rus në Ukrainë kundër Ukrainasve. 8. Shtetet që janë të tilla, përkatësisht që kanë urrejtje nacional racist dhe që për pikësynim kanë gjenocidin mbi popullatë jo të njëjtë nuk kanë rregulla ndërkombëtare”, nënvizon ai.

Tutje ai shton se në vendet që përmend Putini nuk ka vlerë asnjë parim ndërkombëtar.

“Në këto vende dhe ndaj këtyre shteteve nuk ka vlerë asnjë parim ndërkombëtar. Në to vlenë e drejta për liri dhe për pavarësi, mbi bazën e të drejtës së kombeve për çlirim kombëtar. Populli është i lirë të vendosi vetë mbi të ardhmen e vet. Ky është parimi ndërkombëtar”, deklaron ai.

Në fund, Kelmendi thekson se Kosovën shtet është arritur paqja dhe Ballkani Perëndimor dhe ky rajon po merre frymë lirshëm.

“Faktet, pra, flasin se jo vetëm që nuk ka ngjashmëri midis Kosovës dhe Krimesë, Donteskit dhe Lohanskit, por edhe vet përbërja kombëtare dallon. Në Kosovë ishin dhe janë mbi 90% shqiptar. Po kështu flet fakti se Kosova si shtet i pavarur është treguar e denjë në kuadër të familjeve të shteteve. Me Kosovën shtet është arritur paqja dhe Ballkani Perëndimor dhe ky rajon po merre frymë lirshëm. Çdo normë ndërkombëtare e respekton shteti dhe ky shtet, Kosova është vend që garanton lirinë dhe barazinë për çdo komb dhe kombësi në vend. Shteti i Kosovës është subjekt i respektuar dhe i njohur mbi 120 shtete të botës. Tash është para inkuadrimeve të rëndësishme në kuadër të mekanizmave euroatlantik”, përfundon ai për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat