Sa është e rrezikshme greva në arsim për Qeverinë Kurti?

Politika

Sa është e rrezikshme greva në arsim për Qeverinë Kurti?

Nga: A.Z Më: 27 prill 2022 Në ora: 23:54
Qeveria Kurti

SBASHK ende nuk po mund të gjejë marrëveshje me Qeverinë për disa kërkesa të tyre.

Kërkesa kryesore e SBASHK-ut është që deri në implementimin e ligjit të pagave, mësimdhënëseve të ju jepen nga 100 euro shtesë në muaj.

SBAShK kishte paralajmëruar grevë pas datës 20 prill, por nuk është duke ndodhur, sepse sipas kreut të kësaj sindikate Rrahman Jasharajt, Kryeministri Kurti i ka ftuar në takim të shtunën e kaluar kreun e BSPK-së dhe nënkryetarin e SBAShK-ut. Së fundmi Jasharaj ka paralajmëruar se nëse deri të enjten (nesër) nuk do të ketë ndonjë veprim nga ana e Qeverisë Kurti do të fillojmë grevën.

“E ajo çka mund të them tash, kjo vlen vetëm për SBASHK-un sepse unë nuk mund të ndikojë tek sindikatat tjera nëse të enjten nuk do të kemi ndonjë raport konkret se si është zhvilluar takimi, që ka gjëra konkrete të cilat janë në përpjekje për t’u realizuar atëherë pas të enjtes, gjegjësisht unë të enjten do ta thërras Këshillin drejtues të SBASHK-ut do të raportojmë se edhe pas gjithë këtyre pritjeve ka apo nuk ka rezultate që i mbetet ta vlerësojnë vet ata, nëse vazhdohet kështu dhe nuk do të ketë as takime, as rezultate konkrete, as propozime e premtime konkrete atëherë pas të enjtes, Këshilli Drejtues të enjten mblidhet ose të premten duke e pritur takimin e BSPK-së, dhe nëse nuk ka asgjë konkrete atëherë Këshilli Drejtues do ta bëjë një axhendën se si do të duken veprimet sindikale”, deklaroi ai.

Lidhur me këtë, profesori Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se zgjidhja e vetme është duke biseduar me Qeverinë, jo duke ikur, andaj Kurti sipas tij, nuk duhet ta neglizhojë paralajmërimin për grevën.

Image
Faton Mehmeti

“Gjendja është e vështirë, çmimet janë rritur derisa pagat jo, kështu që qeveria është ajo që duhet të gjej zgjidhje. Zgjidhja gjindet duke biseduar me sindikatat jo duke ikur. Qeveria synon që të shfrytëzojë imazhin jo të mirë të arsimit të qytetarët për të penalizuar paralajmërimet për grevë, çdo qeveri e ka humbur luftën me sindikatat të cilat mund të rrëzojnë çdo qeverin nëse janë unikë. Kështu që, z.Kurti mos të neglizhojë paralajmërimin për grevë”, tha Mehmeti.

Mehmetit theksoi se me të drejtë po kërkojnë rritjen e pagave, madje sipas tij, e humbur do të jetë qeveria nëse shkojn në greva.

“Besoj se vendi nuk ka luksin për greva, ka nevojë për bashkëpunim mes sindiaktës dhe qeverisë në mënyrë që të gjindet zgjidhje, dhe mos të shkohet në grevë, nga e cila më të humburit do të jenë fëmiëjt. Në anën tjetër mësimdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë paga më të mëdha, çmimet janë shkuar në qiell, derisa ligji për pagat po zvarritet, nevojat janë të përditshme, kështu që edhe qeveria duhet të ftojë për dialog sindikatën. Nëse shkohet në grevë, e humbur do të jetë qeveria”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat