Nuk po i vendos sanksione Rusisë, vjen paralajmërimi për Serbinë!

Politika

Nuk po i vendos sanksione Rusisë, vjen paralajmërimi për Serbinë!

Nga: M.H. Më: 1 maj 2022 Në ora: 23:23
Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditës së sotme ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill , i cili kaloi muajin e parë në Beograd në detyrën e tij të re, tha në një intervistë në gjuhën serbe se SHBA-ja dhe BE-ja presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, por se Beogradi vendos për këtë, pa presion.

Megjithatë, ai nuk tregoi qartë nëse do të kishte pasoja nëse Beogradi do të qëndronte në pozicionin aktual.

Hill thotë gjithashtu se Serbia duhet të “rimendojë” nëse beson se Rusia do ta ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai u shpreh se do të ishte kthesë historike nësë Serbia do të vendoste sanksione Rusisë mirëpo një vendim i tillë është pak i besueshëm të ndodhë.

Do të ishte kthesë historike nëse Serbia do të vendoste sanksione ndaj Rusisë, diçka pozitive dhe shumë e nevojshme. Gjithësesi nuk pres të ndodh një gjë e tillë, pavarësisht se presioni amerikan është i lartë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, analisti shton që Serbia është mes dy zjarreve dhe do të përballet me sanksione të rënda nëse vepron në mënyrë të gabuar.

Me deklaratën e tij z.Hill i vuri në dukje Serbisë se do të përballet me sanksione të rënda nëse nuk vendoset në anën e së drejtës, Serbia nuk do e ketë të lehtë në zgjedhjen e saj. Serbia është mes dy zjarreve”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat