Raporti i Freedom Houese që tronditi Kosovën: Thaçi e Haradinaj të lidhur me krimin e organizuar – Kështu reagon Naim Miftari

Politika

Raporti i Freedom Houese që tronditi Kosovën: Thaçi e Haradinaj të lidhur me krimin e organizuar – Kështu reagon Naim Miftari

Nga: N. Sh. Më: 2 maj 2022 Në ora: 15:23
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Së fundmi në raportin e publikuar Freedom House, ka qitur në pah edhe njëherë lidhjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit me ish-politikanët shtëtëror të Kosovës.

Këtë publikim të këtij raporti e ka komentuar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se nuk është për t’u habitur e as befasuar që raporti i Freedom Houese, e përshkruan Kosovën si vend pjesërisht i lirë.

“Ky raport ka një referencë të rëndë edhe për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita. “Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House. Po ashtu më tutje “Freedom House” vlerëson se korrupsioni dhe klientelizmi shpesh bëjnë presion mbi votuesit gjatë zgjedhjeve”, thotë Miftari derisa e komenton raportin.

Sipas tij, biznesmenët e fuqishëm në Kosovë mund të ndikojnë në zgjedhjet politike me punëtorët e tyre.

“Kur e lexon një njeri normal këtë raport, dhe ndalet e mendon se pse Kosova që nga pas lufta, viti 1999 nuk është ngritur kurrë në këmbë nga krimi i organizuar, korrupsioni, nga hajnat e 3% dhe hajnat e fondit Vendlindja Thërret, e deri te shkatërrimi i drejtësisë, bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, deri nga vrasjet e kundërshtarëve, nga plaçkitja e pronave, e fabrikave shoqërore përmes AKM-së - AKP-së, del se kanë ardhur pikërisht nga Thaçi e Haradinaj me shoqëri. Edhe kur i analizon bisedat me Serbinë, ku Kosova non-sop i lëshonte pe dhe i bënte favore Serbisë jo vetëm që Serbia nuk dha përgjegjësi, nuk i dorëzoj mijëra kufoma të civilëve shqiptarë, por nuk dhe as përgjegjësi për dhjetëra mijëra vrasje, dhunime, plaçkitje, pastrim etnik të 80% të popullatës shqiptare nga Kosova, gjenocid, nuk e dorëzoj as edhe një kriminel të luftës”, thotë ai.

Sipas tij, paturpësia e spektrit politik të korruptuar të Kosovës shkon aq largë sa që u tentua me ia dhënë Serbisë 30% të territorit të Kosovës.

“Në fund u tentua me nda Kosovën përgjysmë nga Aleksandër Vuqiçi, Iviça Daçici dhe nga Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, Edi Rama, Isa Mustafa e Skënder Hyseni, të mbështetur nga sekseri i Lobit të Kishave Serbe në Amerikë, Riçard Grenelli që tani dihet se është edhe nëpunës i qeverisë së Beogradit”, shton ai.

Miftari thekson se, kjo tregon se këta ish-pushtetarë dhe ish-politikanë të korruptuar të Kosovës pothuajse shumica multi milionerë, përpos që kanë qenë të shitur kanë qenë edhe të shantazhuar nga dosjet e tyre të krimit dhe të korrupsionit.

“Këta kanë arritur të kurdisin nonstop zgjedhjet e lira përmes KQZ-së. Janë këta që kanë kontrolluar dhe kontrollojnë edhe sot një pjesë të madhe të Policisë, FSK, AKI-së, Gjyqësisë, Prokurorisë, Diplomacinë, Burgjet, Sindikata kinse të punëtorëve. Pra deri aty shkon korrupsioni për të mbetur këta në pushtet me çdo çmim sa që kanë arritur t’i korruptojnë edhe zyrtarët ndërkombëtar si, Hetues, Gjyqtar, Prokuror të UNMIKU-ut e të ULEXIT-it, edhe të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Ata kanë arritur me korrupsion deri te korruptimi i Ambasadorëve dhe zyrtarëve të Ambasadave të shteteve mike perëndimore në Kosovë, dhe fatkeqësisht edhe ambasadat e Kosovës nëpër botë i kanë mbush përfaqësues të shtetit të Kosovës por i kanë stërmbushur me dashnore, sekser, nipa, teze, motra e e familjar të tyre, prandaj shpesh vetë e përdorin fjalën se Qeveria Kurti 2 e ka shumë vështirë ta pastroj Kosovën nga një sistem që në vendin tonë e kanë ngritur dhe e kanë kultivuar qe 20 vite të Korruptuarit vendas dhe ndërkombëtar dhe pos ndëshkimit popullor kundër krimit të organizuar, domethënë ndihmës të votuesve nga populli me zgjedhjet e shkurtin të 2021, fitores historike të LVV-se me 51%”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat