“Priten edhe veprime ushtarake nga Serbia?”/ Juristi tregon qëllimin e takimit të sotëm Kurti-Vuçiq me Kancelarin Scholz

Politika

“Priten edhe veprime ushtarake nga Serbia?”/ Juristi tregon qëllimin e takimit të sotëm Kurti-Vuçiq me Kancelarin Scholz

Nga: A.SH Më: 4 maj 2022 Në ora: 15:33
Albin Kurti, Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim

Sot dot të mbahet takimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Raportohet se pjesë e këtij takim do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhur më këtë, profesori Muhamet Klemendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se temë e këtij takimi nuk do të jetë njohja reciproke mes dyja vendeve, pasi Serbia nuk po e pranon këtë. Sipas profesorit mbetet si opsion vetëm tema për asociacioni serb.

“Ka kohë qe dialogu midis Kosovës dhe shtetit kriminal serb nuk po shkon. Ka ngelur në vend dhe ka gjasa që edhe ka ecur prapa. Baza e dialogut është njohja reciproke e shtetit. Këtë Serbia nuk po e pranon dhe ka ngelur në Asociacionin serb në Kosovë. Mbështetur në këtë pikësynim është sanksionuar në Kushtetutën serbe Kosova si tokë serbe dhe e Serbisë. Këtu del edhe shkaku i mos dialogimit. Këtej, nga ana e kancelarit të RFGJ, Olaf Scholz, është ftuar takimi në Berlin më 4 maj, midis kryeministrit të Kosovës, z. Kurti dhe presidentit serb, kriminelit Vuçiq. Në takim do të jetë edhe Lajçak. Tema është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Aty nuk do të shtrohet çështja e njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu është mendimi i Berlinit. Këtu edhe do të tregohet mënyra e integrimit në UE e më gjerë, kuptohet mbi bazën e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Shikuar në gjendjen, nuk mendohet, se do të jetë çështja e njohjes reciproke. Do të jetë vazhdimi i dialogut dhe çështjet që paraqiten nga palët në dialog, për të parë UE pozitat e palëve”, ka thënë ai.

Sipas tij, në takim do të kërkohet që Serbia t’i pranojë sanksionet ndaj Rusisë, e po ashtu të heqë dorë nga pretendimet territoriale.

“Natyrisht se z.Scholz do të kërkojë që të dialogohet pa kushte, duke kërkuar që nën ombrellën e UE me ndërmjetësin Lajçak e Borell të vazhdohet dialogimi në Bruksel. Nga takimi në Berlin do të kërkohet nga pala serbe të ofrohet me UE dhe të pranojë sanksionet ndaj Rusisë. Të dialogojë me Kosovën dhe të heqë dorë nga pretendimet territoriale”, deklaron ai.

Në fund shton se, Gjermania ka frikë nga Ballkani Perëndimor sepse ka nisur lufta e tretë botërore, dhe kjo është shqetësuese edhe sot.

“Berlini ka frikë nga Ballkani Perëndimor. E dinë nga e kaluara se në Ballkan ka filluar LPB. Natyrisht se nuk është larg as gjakderdhja e bërë nga Serbia në vitet e 90-ta te shekullit XX. Kjo e kaluar e shqetëson shumë Scholz. Aq më tepër kur tash Serbia është armatosur shumë nga Rusia, Kina edhe nga Franca me aeroplan që po i merr. Kjo ka bërë presion mbi Berlinin dhe këtu është qëllimi i takimit në Berlin. Evropa dhe bota demokratike nuk mund të lejojë edhe një front tjetër në Ballkan krahas intervenimit ushtarak rus në Ukrainë. Raportet Kosovë-Serbi janë të rënda dhe priten edhe veprime ushtarake nga Serbia. Këtë nuk mund UE, NATO dhe shtetet tjera demokratike të lejojnë. Ato duan zgjidhje të çështjes së Kosovës dhe të Serbisë me marrëveshje midis palëve”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat