A ishte ky ishte qëllimi i takimit të Berlinit?

Politika

A ishte ky ishte qëllimi i takimit të Berlinit?

Nga: A.SH Më: 5 maj 2022 Në ora: 19:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përshëndetur kancelarin gjerman, Olaf Scholz, pas një konference të përbashkët për media në Berlin më 4 maj 2022.

Ditën e mërkurë është mbajtur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Takim, por ndaras kishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Temë e këtyre takimeve ishte marrëveshje mes dy vendeve.

Kurse takim të përbashkët patën me ndërmjetësuesin për dialog Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë, profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në takim nuk kishte shenja për njohje reciproke nga asnjëra palë.

“Takimi i përfaqësuesit evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më shumë do ta ketë qëllimin e bisedimeve për shkak provokimeve serbe në veri ndaj policisë së Kosovës, dhe dialogu në Berlinit do jetë i koncetruar ndaj paqes së dy vendeve për mospërhapjen e luftës ruse në Gadushullin Ballkanik e asgjë më shumë. Në Berlin përfaqësuesi i BE-së, Lajçak do kërkojë nga Serbia e Kosova një garanci paqeje nga Vuçiqi e Kurti e kurrsesi nuk do bisedohet për një marrëveshje përfundimtare, pasi nuk ka shenja pajtuese për njohje reciproke nga asnjëra palë”, ka thënë ai.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, takimi kishte më shumë karakter garancioni paqësor të nënshkrimit të dokumentit të Kurtit dhe Vuçiqit për mos pëhapjen e luftes ruse në mes dy vendeve fqinje.

“Edhe pse përfaqësuesi evropian, Miroslav Lajçak, paralajmëron takim të përbashkët mes dy liderëve, të Albin Kurtit të Kosovës dhe Aleksandar Vuçiqit të Serbisë, ky takim nuk do jetë verbal, por më shumë do ketë karakter garancioni paqësor të nënshkrimit të dokumentit të Kurtit dhe Vuçiqit për mos pëhapjen e luftes ruse në mes dy vendeve fqinje”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat