“Për faj të Thaҫit, Mustafës e Haradinajt e humbëm, a do të na kthej Abazoviҫi Ҫakorrin”

Politika

“Për faj të Thaҫit, Mustafës e Haradinajt e humbëm, a do të na kthej Abazoviҫi Ҫakorrin”

Nga: H.O. Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:08
Ilustrim

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ thotë se Dritan Abazoviqi me rastin e zgjedhjes së tij për kryeministër të ri të Malit të Zi mori urime nga homologët e tij në rajon nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili në urimin e tij veçoi se mezi po pres të takohet me të. Por,kryeminstri i ri Abazoviq mori urime edhe nga liderë të tjerë partiakë si nga Memli Krasniqi i PDK, Lumir Abdixhiku i LDK, Behgjet Pacolli, por për çudi nuk e uroi kreu i AAK Ramush Harajdinaj.

Image
Binak Maxharraj

“Bashkëpunimi i trekryeministrave shqiptarë në Ballkanin Perëndimor duhet te jetë i sinqertë reciprokisht i besueshëm drejtë quarjes përpara të shumë çështjeve me preokupime të njëjta drejtë integrimeve euroantlantike. Në këtë drejtim duhet të shkoj edhe takimi i parë i Abazoviçit me Kurtin në përmirësimin e marrëdhënieve bilateral midis dy shteteve, lehtësimin e barrierave doganore, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Por nuk pritet se Abazoviç mund të bëjë mrekullira sidomos në rrafshin kombëtar kur dihet se ai së pari është qytetar i Malit të Zi me ide me shumë kosmopolite, por ai sadopak mund të ndikoj si kryeministër në avansimin e të drejtave të nëpërkembura të shqiptarëve në Mal të Zi. Në asnjë mënyrë nuk pritet që midis Abazoviqit dhe Kurtit të diskutohet çështja e Çakorrit”, vlerëson Maxharraj.

Ai thotë më tutje se, në një situatë në të cilën gjendet Abazoviqi si kryeministër për të diskutuar për gjëra të tilla i ka këmbet e lidhura, anipse me ardhjen e Albinit për kryeministër të Kosovës PDK kërkoi haptas si me ironi se tashti Kurti mund ta kthej edhe Çakorrin.

“Por, jo krerët e lartë shtetëror dhe partiak në Mal të Zi çështjen e Çakorrit e konsiderojnë si çështje të mbyllur i cili ka marrë miratimin në Parlamentin e Kososë dhe të Malit të Zi. Faji pse Çakorri iu dha Malit të Zi nuk është i tyre, por kryesisht faji qëndron te krerët shtetëror dhe partiak të Kosovë si të Hashim Thaçi, Ramush Hrajdinaj dhe Isa Mustafa të cilët të cilët kryen akt tradhetie kombëtare duke e shkelur Kushtetutën dhe duke i cënuar kufijtë dhe sovranitetin e vendit për të cilën gjë ata edhe duhet të kalben në burg. Pra, për këtë çështje Albin Kurti është më se i vetëdijshëm”, thotë ai.

Maxharraj thotë se nga ana tjetër edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i kënqur me ardhjen e Abazoviqit për kryeministër, natyrisht jo për diçka por për llogaritë e veta në raportet e tij me Serbinë e sidomos rreth çështjës së”Ballkanit të Hapur”. Rama shpreson në pranimin e”Ballkanit të Hapur”nga kryeministri Abazoviq.

“Por jo, kjo mund të jetë vetëm një ëndërr e bukur për Edi Ramën i cili mund të zhgënjehet shumë shpejtë. Kryeministri Abazoviq nuk ka kapacitet të hyjë këtyre punëve sepse i ka këmbët dhe duart e lidhura edhe po të donte ta bënte një gjë të këtillë. Sikur te donte Abazoviqi këtë mund ta bënte kur ishte z/kreministër në qeveri e pro-ruse-serbe të Krivokapiqit por nuk ndodhi kjo. E pse tashti të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë. Thjeshtë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq do ta refuzoi kategorikisht projektin pro rus-serb”Ballkani i Hapur”i cili siç theksuam është një projekt hegjemonist serbomadh që më së paku i konvenon Malit te Zi sepse e shkel sovranitetit e vetë. Nga ana tjetër edhe presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ishte dhe është kategorikisht kundër “Ballkanit të Hapur”. Ky projekt si i pa vlerë më shumë e dëmton Ballkanin Perëndimor se sa e ndihmon, e ndihmon vetëm Serbinë për të krijuar hegjemonizëm në këtë rajon duke i skllavëruar shtetet tjera që janë në të. Mu  për këtë arsye këto ditë edhe Gjermania kur ishte Edi Rama në vizitë ia përplasi për fytyrë këtë projekt si të pavlerë, e duke e favorizuar projektin gjerman të integrimve Evropiane”, vlerëson profesor Maxharraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat